Eiturqjici Hyjnore
Dashuri dhe
Besë
Përpara se Liturgjia Hyjnore të
vazhdojë më tej, dy kushte duhet të plo-
tësohen nga besnikët. Ato janë shprehjet
solemne të dashurisë dhe besës, të cilat
janë themelore për jetën e krishterë dhe
pa të cilat, nuk mund të ketë vetëblatim
dhe Kungim me Perëndinë. Prandaj, në
këtë kohë bëhet thirrja nga altari: Le të
duam njëri-tjetrin, që të rrëfejmë me një
mendje… Dhe populli besimtar vazhdon
frazën… Atin e Birin edhe Shpirtin e She-
njtë, Trininë e njëqenshme e të pandarë.
Dashuria është themeli i jetës. Kjo
është e vërteta themelore e krishtërimit.
Pa dashuri nuk mund të ketë jetë, nuk
mund të ketë të vërtetë dhe as Kungim
me Perëndinë, sepse Perëndia është Da
shuri (I Joani 4:8,16). Kështu na mëson
lisu Krishti, që tërë Ligji i Dhiatës §ë
Vjetër dhe Profetët varen në dy urdhë-
rimet e mëdha, të dashurisë për Perëndi-
në dhe për njerëzit dhe ai na ka dhënë
edhe “udhëzimin e tij të ri”, që nxënësit
duhet ta duan njëri-tjetrin “sikundër Unë
ju kam dashur ju” (Joani 13:34).
Në Liturgjinë Hyjnore, të krishterët
thirren vazhdimisht në dashuri. Shprehja
e jashtme e kësaj dashurie, në liturgji
është puthja e paqes e bërë nga klerikët,
e cila në kohët e shkuara bëhej dhe nga
besnikët. Pa këtë dashuri Mesha nuk
mund të vazhdojë.
Mbas thirrjes së dashurisë, thuhet
Simboli i Besimit. Sinjali tradicional për
recitimin e Simbolit të Besimit është
thirrja: Dyert! Dyert! Me urtësi, le të vemë
re. Dyert, për të cilat flitet këtu, janë dyert
e ndërtesës së Kishës dhe jo dyert e
ikonostasit, meqenëse kjo është një thirrje
për t’u siguruar se të gjithë katekumenët
dhe jokungimtarët, janë larguar nga
Kisha dhe tani askush nuk mund të hyjë
apo të largohet nga Mesha. Arsyeja histo-
rike e kësaj thirrjeje gjatë Liturgjisë Hy
jnore nuk është vetëm që të mbahet rre-
gulli në Kishë, por që Simboli i Besimit të
thuhej vetëm nga ata, të cilët tashmë e
kishin thënë në pagëzim dhe vazhdojnë
ta rrëfejnë atë brenda jetës së Kishës.
Recitimi i Simbolit të Besimit në
Liturgjinë Hyjnore është njohja zyrtare
dhe pranimi e pohimi i Pagëzimit, Mi-
rosjes dhe të qenurit anëtar i Trupit të
Krishtit, nga çdo anëtar i Kishës. Recitimi
i Simbolit të Besimit është e vetmja pjesë
në Meshë, me përjashtim të pohimit të
ngjashëm të besimit para Kungimit, ku
(Vijon në faqen 8)
(Vijon nga faqja 7)
përdoret veta e parë njëjës,
Unë. Gjatë gjithë Meshës ba-
shkësia lutet në shumës, Ne.
Vetëm këtu çdo person rrëfen
për vetveten besimin e tij per
sonal: Unë besoj.
Asnjë person nuk mund të
besojë për një tjetër. Secili du
het të besojë për veten e tij. Një
person që beson në Perëndinë,
Krishtin, në Shpirtin e Shenj-
të, në Kishën, Pagëzimin dhe
në jetën e përjetshme, shkurt,
një person që pohon dhe pra-
non anëtarësinë në Kishë në-
përmjet Pagëzimit, ai mund të
marrë pjesë në Meshën Hyjno-
re. Një person që nuk mund ta
bëjë këtë, nuk mund të marrë
pjesë në Meshë. Ai nuk mund
të marrë pjesë në të, sepse ky
besim është një kërkesë e do-
mosdoshme për anëtarët e Ki-
shës Orthodhokse, që të marrin
pjesë në Liturgjinë Hyjnore. Pa
këtë besim Mesha nuk mund
të vazhdojë më tej. Me të dhe
ine njohjen zyrtare të tij në thë-
nien e Simbolit të Besimit, ve-
primi liturgjik vazhdon më tej.
Eshtë zakon, që gjatë thënies
së Simbolit të Besimit, kleri
tund Ajrin përmbi Dhuratat e
Shenjta, duke thënë dhe ai Si-
mbolin e Besimit. Kjo përku-
ndje ishte një akt nderimi ndaj
perandorëve tokësorë në periu-
dhën Bizantine. Më vonë, u pë-
rdor në Meshë si akt nderimi
ndaj “dhuratave” të Mbretit
Qiellor në mes të popullit të Tij,
të cilat janë Ungjilli dhe dhura
tat eukaristike.