Liturgjia Hyjnore
Kështu, tek Krishti çdo
gjë është e mbaruar dhe e
përmbushur. Në të është
përmbushur tërë sistemi
flijimor i Dhiatës së Vjetër,
i cili është në vetvete ima-
zhi i përpjekjes universale
të njerëzimit për t’u denjë-
suar tek Perëndia. Tërë
blatimet e mundshme janë
trupëzuar dhe përkryer në
blatimin e Krishtit në kryq.
Ai është blatimi për paqen,
pajtimin dhe faljen. Ai
është therorja për lutjen,
falenderimin dhe lavdë-
rimin. Në të janë falur tërë
mëkatet e fajet e njerë-
zimit. Në të janë përmbu-
shur tërë aspiratat poziti-
ve të njerëzimit. Në të dhe
vetëm në.tëjanë prurë rië
një Kungim të Shenjtë të
tëra rrugët e njerëzimit për
tek Perëndia dhe të Perë-
ndisë tek njerëzimi. Vetëm
nëpërmjet tij, njerëzit kanë
hyrje tek Ati nëpër një Frymë
të vetme (Efesianët 2:18;
Gjithashtu Joani 14, II Korin-
thianët 5, Kolosianët 1).
Tani kremtuesi i drejtohet
popullit me bekimin Trinisor
të Apostull Pavlit (II Ko-
rinthianët 13: 14). Kjo është
një përshëndetje e krishterë
më e përpunuar, se sa
thjesht Paqe (Shalom) e
Dhiatës së Vjetër:
Hiri i Zotit tonë Jisu
Krisht dhe dashuria e
Perëndisë Atit dhe Ku-
ngimi i Shpirtit të She-
njtë, qoftëme ju të gjithë.
Dhe popullj. përgjigjet:
Dhe në shpirtin tënd.
Hiri i Krishtit vjen në
fillim. Në këtë hir përmba-
het plotësia e dashurisë së
Perëndisë dhe Kungimi
(bashkëpërjetimi, pjesëma-
rrja), i Shpirtit të Shenjtë.
Kremtuesi ia affon tërë këtë
derdhje të bollshme të jetës
së brendshme të Shën Trini-
së Popullit të PerëndisëV
Dhe ata i përgjigjen me lu-
Vijon në faqen 10
Vijon nga faqja 9
tjen që kjo “plotësi e Perëndisë” të jetë,
gjithashtu dhe me shpirtin e tij.
Dialogu eukaristik vazhdon:
Le t’i ngremë lart zemrat!
I kemi te Zoti!
Le ta falenderojmë Zotin!
I ka hie dhe është e drejtë.
Kur njerëzit në Krishtin, i ngrenë
lart dhuratat eukaristike, ata ngrenë
lart, gjithashtu zemrat e tyre. Në Shkri-
min e Shenjtë zemra e njeriut qëndron
për tërë qenien dhe jetën e tij. Kështu,
në Anaforën, siç edhe Apostull Pavli tho-
të, tërë njeriu është ngritur lart në atë
mbretëri, ku Krishti tashmë rri në të
djathtën e Perëndisë.
Nëse ju jeni ngjallur me
Krishtin, kërkoni ato që janë lart,
ku Krishti rri në të djathtë të Perë-
ndisë. Kini ndër mend gjërat që janë
lart, jo ato që janë mbi tokë, sepse
ju keni vdekur dhe jeta juaj është
fshehur bashkë me Krishtin në
Perëndinë (Kolosianët 3:1-3).
Mënyra për të ngritur lart veten tek
Perëndia është nëpërmjet falenderimit.
Fjala eukaristi në greqisht do të thotë
falenderim. Liturgjia Hyjnore eukaristi
ke është kryesisht veprimi i ngritjes lart
të zemrave dhe falenderimit të Perë-
ndisë, për gjithçka që ka bërë për njeriun
dhe botën, në Krishtin dhe në Shpirtin
e Shenjtë: krijimin, shpëtimin dhe lav-
dërimin e përjetshëm.
Mëkati fillestar i njeriut, burimi i të
gjitha halleve të tij, prishjes dhe vdekjes,
është dështimi i tij për të falenderuar
Perëndinë. Rivendosja e Kungimit me
Perëndinë dhe me tërë kri
jimin në Të, bëhet nëpërmjet
falenderimit në Krishtin.
Jisui është i vetmi njeri,
me të vërtetë mirënjohës, i pë-
runjur dhe i bindur tek Perë-
ndia. Në të, si në të vetmin Bir
të Dashur të Perëndisë dhe në
vetmin Adam të përsosur, të
gjithë njerëzit mund të ngrenë
lart zemrat dhe të falende-
rojnë Zotin:
“Sepse… një i vetëm
është ndërmjetësi ndë-
rmjet Perëndisë dhe nje-
rëzve, Njeriu Krisht Jisu,
që dha veten si pagim për
të gjithë…
(I Timotheu 2:5-6).