EmailFacebookKontakt

Liturgji në qytetin e Shkodrës

Të dielën e Plangprishësit, më 14 shkurt, Kryepiskopi Anastas vizitoi për herë të parë qytetin e Shkodrës. Me këtë rast, në kinemanë e qytetit u mbajt liturgjia hyjnore, e cila u drejtua nga Fortlumturia e Tij, në praninë e shumë besimtarëve orthodhoksë të këtij qyteti. Më pas ai bëri vizita në disa familji besimtarësh, si dhe në seminarin katolik.

Të vjen keq, kur sheh devocionin e këtyre besimtarëve, që Bashkia e Shkodrës ende nguron të japë sheshin për ndërtimin e Kishës së re Orthodhokse të qytetit. Në vendin e Kishës së vjetër e të bukur, të shkatërruar nga regjimi komunist sot ngrihet pallati i oficerëve. Më të prekshëm këtë problem e bën dhe fakti se komunitetet e tjera i kanë marrë me kohë çka u takonin.