EmailFacebookKontakt

Liturgji Hyjnore dhe dorëzim i titullit “Stavrofor”

Në datën 2 qershor 2024, të Dielën e Gruas Samaritane, në kishën e Shën Nikollës në fshatin Shelcan, u kremtua transferimi i lipsanit të Shën Nikollës (sipas kalendarit të vjetër).

Liturgjia Hyjnore dhe litania u drejtuan nga Mitropoliti i Elbasanit, ku vijoi dhe një bekim të veçantë: Hirësi Andoni i dha ofiqin e Stavroforit klerikut të kësaj kishe, atë Pal Qosja. Atë Pali i përket brezit të parë të klerikëve të formuar në ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

M. Z.