EmailFacebookKontakt

Liria

Liria
(Pjesë nga artikulli i botuar në revistën e re “Tempulli”, nr.3)

(Kufizimet: pengesë apo ndihmesë për lirinë?)
Nga Imzot Joan Pelushi

…III
Sipas doktrinës së krishte-
rë njeriu është krijuar i lirë. Kjo
është një nga shtyllat e kësaj
doktrine dhe pika kryesore nga
ku ajo shpjegon antropologjinë
e saj. Ai nuk u krijua thjesht
pasiv, as si qenie që nuk kishte
nevojë për zhvillim, por që të
përmbushte veten për atë që
ishte krijuar. Një përmbushje
e vetëdijshme kërkon domosdo-
shmërisht një qenie të lirë e të
përgjegjshme për veprimet e saj.
Çdo qenie njerëzore, përveç
përbashkësisë së qenies, ka
veçantinë e saj, domethënë
është një person. Perëndia nuk
krijon kopje. Çdo njeri është i
veçantë dhe i papërsëritshëm
në jetë të jetëve. Veçantia i sigu-
ron atij lirinë e vërtetë. Kopjet
nuk mund të jenë të lira. Çdo
njeri ka një raport personal dhe
të veçantë me Krijuesin dhe me
krijimin. Pikërisht ky raport i
tij i veçantë e bën atë që të jetë
një person. Personaliteti është
lidhja që ai vendos me gjithçka
rrotull tij. Madje edhe termi pe­
rson (greqisht, prosopon – mas-
kë) shfaqet në përdorimin e vje-
tër grek në raportin që vendo-
ste aktori (nëpërmjet maskës)
me të tjerët. Dallimi ndërmjet
njeriut dhe gjallesave të tjera
është pikërisht ky raport, sepse
njeriu nuk është thjesht një
qenie e gjallë, por një person.
Në njeriun e vërtetë qenia
dhe personi duhet të jenë një.
Dikotomia ka ndodhur ngaqë
njeriu e ka humbur përmbush-
jen e tij ontologjike. Ai ka dëm-
tuar edhe aftësinë për të ndjerë
dhe kuptuar lirinë e tij, ka dëm-
tuar personshmërinë e tij. Kjo
përmbushje e realizim i perso-
nit nuk mund të kryhet pa qenë
realisht i lirë. Raporti që do të
vendosë njeriu me të tjerët va-
ret nga liria e tij. Çdo raport i
pavetëdijshëm, ose më keq i
forcuar, është një raport i gjy-
mtuar, i bërë nga një persona-
litet i gjymtuar.
Për veçoritë që ka qenia
njerëzore është e rëndesishme
të bëhet dallimi ndërrnjet uni­
tetit dhe uniformitetjt. Duke
qenë i lirë dhe i veçantë, njerë-
zimi mund të përmbushë qe-
nien dhe lirinë vetëm nëpër-
mjet unitetit. Ndërsa unifor-
miteti e dëmton veçorinë krye­
sore të çdo qenie – veçantinë

dhe si pasojë ontologjinë e saj.
Ideologjitë e praktikuara të
këtij shekulli treguan dëmin e
madh që sollën në personin
njerëzor tentativat e çmendura
për uniformitet. Ato shkatë-
rruan lirinë e njeriut dhe si pa-
sojë, deformuan personalitetin
njerëzor. Vetë fakti që njerëzimi
dëshiron unitet, tregon se
ekziston veçantia. Nëse njerëzit
do të ishin të njëjtë, atëherë as
nuk do të kishte kuptim dhe as
do të ekzistonte uniteti. Uniteti
është shenjë e njerëzve të
veçantë dhe të lirë.
Eshtë me interes të vërehet
diçka. Doktrina e krishterë, e
bazuar në besimin se njeriu
është krijuar i lirë dhe i ve-
çantë, është kundër uniformi-
tetit, duke mbrojtur kështu lir-
inë e çdo individi dhe në këtë
mënyrë duke i dhënë mundë-
sinë për realizimin e unitetit të
vërtetë, që është një bashkim i
personave të lirë dhe të përgje-
gjshëm për veprimet e tyre.
Doktrinat që hoqën nga antro-
pologjia Perëndinë, u përpoqën
(të ndërgjegjshëm ose jo për
këtë veprim) të uniformizonin
të gjithë shoqërinë. Hiq Perë-
ndinë dhe përnjëherë do të fil-
lojë tendenca për uniformitet.
Jo vetëm këto ideologji, të
cilat u përpoqën ta kryenin uni-
formitetin me forcë, por edhe
shoqëria sekulare e konsumi-
zmit, që në thelb nuk ndryshon
shumë nga ideologjitë e tjera që
përmendëm më lart, po krijon
uniformitetin, ndonëse jo me
forcë të jashtme. Ndoshta një
uniformitet më të rrezikshëm,
sepse është një uniformitet i
brendshëm. Psikologjia e tur-
mës e vret më shumë se çdo gjë
tjetër antologjinë e njeriut,
sepse deformon substancialisht
lirinë e tij. Ndërsa në diktatu-
rat ideologjike njerëzit detyro-
heshin të turmëzoheshin, në se-
kularizëm ndodh një tjetër du-
kuri: njerëzit, duke mos pasur
më një qëllim ekzistence, po tu-
rmëzohen vullnetarisht. Nga
frika e përballimit të lirisë nje­
riu e sheh “zgjidhjen” në turmë-
zimin. Kjo është karikatura e
komunitetit. Kështu qyteti, i
cili duhej të ishte shprehja e
jashtme e komunionit të brend-
shëm, po kthehet në burgun e
përbashkët.
Problemi i personit dhe si
pasojë i lirisë së tij nuk mund
të zgjidhet vetëm me humaniz-
min. Shkëputja nga burimi i
personshmërisë e shkëput atë
edhe nga mundësia e të qenurit
i lirë. Me “vdekjen” e Perëndisë
erdhi edhe vdekja e njeriut dhe
gjymtimi i lirisë së tij. Kështu,
që kur njeriu shpalli se “ Pe-
rëndia vdiq”, ai shpalli verdi-
ktin kundër qenies së tij. Fjalët
që Dostojevski vë në gojën e
Kirilovit, në librin e tij “ De-
monët”, e ilustrojnë qartë kon-
ceptin e çoroditur mbi ekzis-
tencën, lirinë, dhe personin,
kur njeriu është i shkëputur
nga ajo që i jep atij aftësinë për
të qenë një person i lirë. Kirilovi
thotë: “Çdo njeri që dëshiron të
arrijë lirinë e plotë, duhet të
ketë guxim t’i japë fund jetës
së tij… ky është kufiri i funditi
lirisë; dhe kjo është gjithçka,
nuk ka asgjë përtej kësaj. Ku-
shdo që guxon të bëjë vetvrasje,
bëhet Perëndi. Secili mund ta
bëjë këtë dhe kështu i jep fund
ekzistencës së perëndisë, dhe
atëherë nuk do të jetë abso-
lutisht asgjë”.
Liria absolute e njeriut me
personalitet të dëmtuar çon në
nihilizëm, në vetvrasje, siç
fatkeqësisht ka çuar vazhdi-
misht. Pa pranimin e personit
të Perëndisë, raporti i çdo per­
soni me të tjerët deformohet
dhe kështu tjetri bëhet “ ferri ”
dhe “kërcënimi” dhe ekzistenca
mbushet gjithë ankth. Një ekzi-
stencë me ankth nuk mund ta
lejojë një njeri që të jetë i lire,
Ankthi ekzistencial është ai që
vihet re më shumë në kohët mo-
derne. Për të mbushur ankthin
që vjen mungesa e lirisë, ai kër-
kon kënaqësi e pasuri. Por histo-
ria e gjatë njerëzore tregon se
këto nuk mund ta çlirojnë dot atë.
IV
Shkrimi i Shenjtë e fillon
me përpjekjen e njeriut për të
prëmbushur veten dhe për të
arritur lirinë e plotë me një
kufizim, me një ndalim. Zoti e
kishte krijuar njeriun të lirë
dhe gjithashtu e kishte lënë të
lirë për të vendosur, por i kishte
caktuar një jo, i kishte thënë
një mos. “Mos hani…” Aty thu-
het që të mos hanin nga një pe-
më, por problemi, i cili edhe sot
është problemi bazik i ekzisten-
cës së tij, se ai mund ta përmbu-
shë ekzistencën e tij vetëm
duke u mbështetur tek vetja e
tij, apo duke e përmbushur atë
te burimi i qenies së tij –
Perëndia.
Liria e njeriut nuk mund të
ishte e njëjtë me lirinë e Perën-
disë, ashtu si ekzistenca e tij
nuk mund të ishte e njëjtë me
ekzistencën e Krijuesit. Perë-
ndia e ka ekzistencën dhe lirinë
në Vetveten. Ai është një qenie
autonome dhe e vetëmjaftue-
shme, ndërsa njeriu, si i kriju­
ar, mund ta kishte ekzistencën
dhe lirinë përsa ai qëndronte në
bashkëpërjetim me Hyjninë.
Por ai ishte krijuar i lirë për të
qëndruar në këtë bashkëpërje-
(Vijon në faqen 8)

Liria
(Kufizimet: pengesë
apo ndihmesë për
lirinë?)
(Vijon ngafaqja 4)

tim ose jo. Për të ruajtur lirinë
njeriut i duhej, në mënyrë të
vetëdijshme, të mbante lidhjen
me burimin e ekzistencës së tij.
Ai mund të bëhej i ngja-
shëm me Perëndinë vetëm
nëpërmjet Perëndisë.
Sipas tregimit të Biblës, një
forcë e jashtme i sugjeroi nje­
riut se, nëse ai donte të ishte
krejtësisht i lirë të vendoste ve-
të, domethënë të shkelte nda-
limin, ai do të bëhej si Zoti. Su-
gjerimi premtonte se, duke
ndjekur këtë rrugë, ai do të arri-
nte lirinë absolute. Kështu që
njeriu i parë, në mundesinë e
tij për të vendosur vetë, pra, du­
ke qenë i lirë dhe i përgjegj-
shëm, mendoi se mund të bëhej
si Perëndia, por pa Atë. Ai e ku-
ndërshtoi kufizimin e parë.
Brenda tij (po e theksojmë si
rezultat i të qenurit të lirë për
të vendosur) lindi një impuls
për t’iu kundërvënë ndalimit. Ai
mendoi se do ishte krejtësisht
i lirë, si Perëndia. Ky v endim u
mor nga ai, sepse ai ishte i lirë
të vendoste. Por, pasojat e këtij
vendimi, ishin katastrofike. Ai
jo vetem qe nuk u bë i lirë, ai jo
vetëm që nuk e përmbushi dot
vetveten në qëllimin e ekzi-
stencës së tij, por e gjymtoi si
qenien ashtu edhe lirinë e tij.
E gjithë historia e njerëzi-
mit është një përsëritje e kësaj
ngjarjeje të-parë. Ajo që ndodhi
in illo tempore, vazhdon të jetë
problem! kryesor i njeriut.
Luhatja ndërmjet shkeljes së
ndalimit, apo ndalimeve, (sepse
ato filluan të shtoheshin me
shtimin e humbjes së lirisë së
njeriut) dhe zbatimit të nda­
limit (apo ndalimeve), është ajo
që quhet historia e njerëzimit.
Në tentativat për t’u bërë si Pe-
rëndia njeriu vazhdon të dë-
shtojë.
…Duke mos qenë i lumtur,
ai nuk është bërë i ngjashëm
me Perëndihë, sepse një nga
atributet e Perëndisë është
lumturia. Ai nuk është i lu­
mtur, sepse nuk e ka arritur
përmbushjen e qëllimit të
ekzistencës së tij.