Arkimandrit Justin Anthimiadhis
Liria është dhuratë Perëndie “Ja, kam dhë- në përpara jush rrugën e jetës dhe të vdekjes”, na siguroi Savaothi me anë të shkrimeve të profetit Jeremia (Jer. 21:8). Në hapësirën midis jetës dhe vdekjes ndodhet njeriu, i destinuar të lëvizë lirisht, nga njëri skaj te tjetri. Perëndia e respekton lirinë me të cilën na ka pajisur. Liria e njeriut është një provë e fortë e ekzistencës së Perëndisë së tërëfuqishëm.
Disa besojnë se krijimi i njeriut “sipas ikonës së Perëndisë” (Gjen. 1:27), nënkupton pikërisht lirinë me të cilën e pajisi Perëndia dhe që, në mënyrë të vetëkuptueshme, ka si kusht parësor dhe sfond vetëndërgjegjësinë e njeriut. Liria e ka zanafillën nga qenia me të vërtetë i gjithëlirë, nga i Larti Perëndi, që të përdoret në mënyrë krijuese dhe të dobishme. Qëllimi final është që njeriu të mbërrijë në papasionshmëri, në përsos- mërinë morale pas çlirimit nga pasionet, të ngjitet nga “i krijuar sipas ikonës së Perëndisë” në “ngjashmërinë” me Atë (Gjen. 1:26).
“Nëse do që të jesh i përsosur, shko shit pasu- rinë tënde dhe jepua të varfërve… dhe eja më ndiq” (Matth. 19:21). Në mënyrë të përsëritur në Ungjill dëgjohen fjalët “nëse do”. Zoti na fton në Kishë, nuk na detyron ta bëjmë një gjë të tillë. Pikërisht edhe vetë fjala Kishë, në greqisht eklisia dhe në arbërisht klisa, këtë do të thotë: “thirrje”. Fton njeriun dhe, duke respektuar lirinë e tij, e lë të pozicionohet lirisht ndaj Atij.
Një piktor, i frymëzuar nga vargu i Zbulesës, bëri një gravurë ku e paraqiste Jisu Nazaretasin teksa trokiste në derën e shpirtit tonë dhe po priste që ne t’ia hapnim. Një admirues i kujtoi piktorit se kishte harruar diçka, në tablo mungo- nte një detaj: nuk kishte vënë një dorezë te dera e shpirtit tonë. Përgjigjja që mori ishte se doreza ekzistonte vetëm nga brenda, Shpëtimtari nuk e hap derën pa respektuar vullnetin tonë.
Liria e vullnetit të njeriut apo qenia e tij i vet- vullnetshëm, sipas vargut alegorik të profetit Jeremia, e çon njeriun në vdekje ose në jetë.
Sipas Dogmatikës së Kishës sonë, Perëndia e ka krijuar “potencialisht” të pavdekshëm edhe sipas trupit; pra jo se nuk mund të vdiste, por mund të mos vdiste, gjë që do të thotë se nuk ishte i pavdekshëm, por mund të bëhej i pa- vdekshëm, nëse e përdorte siç duhej dhuratën e lirisë.
E njëjta gjë ndodh edhe me ne, sa më shumë që shpërdorojmë lirinë tonë duke zgjedhur gjërat e gabuara, aq më shumë vdesim shpirtërisht, dhe e kundërta. Pra liria të çon ose te Perëndia, ose të largon nga Ai.
Liria e rreme
Gjëja e parë që djalli, frymëzuesi i së ligës, i premton njeriut nuk është gjë tjetër veçse liria! Një liri, që në thelb është anarki, mosbindje, thyerje ligji, thyerje kornizash, një liri pa asnjë kufizim. E liga akuzon Perëndinë se gjoja është mizor, shpif kundër Tij se gjoja është i padrejtë, autarkik dhe shtypës. Me “Mos bëj këtë, mos bëj atë gjë”, privon lirinë.
Djalli dhe mekanizmi i së ligës paraqiten në sytë e njerëzve si dhënës të lirisë dhe të çdo gjëje që është e kënaqshme dhe përpiqen ta paraqesin Perëndinë si të dhunshëm e të keq. Madje djalli guxoi të shkojë tek vetë Krishti, t’i flasë e t’i premtojë. “Do të t’i jap të gjitha nëse bie të më falesh” (Matth. 4:9), me fjalë të tjera nëse ti më dorëzon mua lirinë tënde. Por
(vijon në faqen 10)
LIRIA
(vijon nga faqja 9)
Perëndinjeriu e ofroi lirinë e Tij te Perëndia, tek Ati, duke e sakrifikuar për hir të lirisë dhe shpëtimit të njerëzimit. “U bë i bindur deri në vdekje, në vdekje kryqi” (Fil. 2:8).
Një prej arritjeve të këtij mekanizmi djallëzor, që është ngritur në mendjen e njerëzve, është liria për sa i takon aspektit trupor të ekzistencës njerëzore, duke u përpjekur që ta tërheqë në shijimin e frytit të mister- shëm të Edenit. Por ajo që ndodh në fakt është se tru- pi mori të drejta mbi frymën dhe me të drejtë në librin e Gjenezës, Perëndia na thotë: “Nuk do të rrijë në asnjë mënyrë Shpirti Im te këta njerëz në jetë të jetëve, me- që nuk janë veçse mish”. Në këtë mënyrë, mishi su- ndon mbi shpirtin e njeriut, duke u përpjekur të nxjerrë në pah veten tonë mishore. Në mendjen mishore mbi- zotëron mendimi se njeriut i lejohen të gjitha. Kur dikush është i lirë dhe i distancuar nga Perëndia, nuk ekziston më pengesë, por kjo në të vërtetë nuk është zgjidhja e problemit, por një ndërlikim më i madh me pasoja të rënda.
E liga, pra djalli, nuk është i dhembshur, nuk e do njeriun. Sapo e fut atë në skllavërinë e tij, me premtimin e lirisë së rreme, e shtyp dhe e flak tutje, siç thotë një shprehje popullore, si një limon të shtrydhur, pasi i ka shtrydhur çdo fuqi vitale dhe shpirtërore që ndodhet brenda tij. Pas shijimit të kënaqësisë së cekët që ofron kjo lloj jete, hapet një boshllëk i madh dhe nis e bie në kaosin e neveritjes. Fillon brejtja e ndërgjegjes, thyerja psikologjike dhe rrënimi me kulm dëshpërimin total shkatërrues dhe shpirtvrasës, pasi siç na e thonë Etërit e Kishës “sikundër është e pamundur që i vdekuri të ecë me këmbët e veta, kështu është e pamundur që të shpëtohet njeriu i dëshpëruar”.
Eosfori premtoi një liri të plotë dhe në fakt vendosi një diktaturë të hidhur. Veçanërisht, vitet e fundit “bota kërkon këtë lloj lirie. Por çfarë përfaqëson kjo liri!
Asgjë tjetër, përveçse skllavëri dhe vetëvrasje!”, vë- rente me shumë dhimbje Dostojevski.
Për ta konkretizuar këtë, le të marrim një fenomen të dhimbshëm nga jeta jonë e përditshme. A nuk është skllavëri dhe vetëvrasje plaga e madhe shoqërore e narkotikëve? Është diçka që e njohim të gjithë. Ai që ka rënë në varësinë e këtij pasioni, lundron në dete lirie dhe lumturie, sa kohë që ndodhet në ndikimin e substancës, por pastaj bëhet maniak deri në vdekje. “Helmi i pasioneve e helmon njeriun si opiumi, por e bën ta harrojë përkohësisht fatkeqësinë e tij, njësoj si opiumi”. Kjo na kujton një fabul të Ezopit: Një herë mizat ranë në mjaltë. Hëngrën e hëngrën, por në fund nuk shqiteshin dot prej andej dhe nisën të vajtojnë duke thënë se e humbën më kot jetën e tyre për shkak të një ëmbëlsie afatshkurtër. Dhe me të vërtetë, në realitet janë të shumtë ata njerëz që vuajnë dramën e frikshme të varësisë nga drogat. Kjo i çon ata deri në vetëvrasje.
Në fakt, kjo është liria e rreme: mashtruese, kusare, shkatërruese e lirisë së vërtetë dhe e virtyteve, njësoj si ajo që e premton, djalli.
Po sjellim një tjetër shembull nga fabulat e Ezopit: “Një herë një hajdut shkoi për të vjedhur shtëpinë e një zotërie. Shtëpia rruhej nga qeni. Hajduti i hodhi një copë bukë qenit, duke u përpjekur të miqësohej me të. Por kafsha besnike “kishte tru” dhe nuk e la veten të binte në grackë nga “bujaria” e atij njeriu. Përkundrazi, i tha se që këtej e tutje do ta ruante edhe më shumë pasurinë e zotërisë së tij”.
Edhe kjo lloj lirie ngjason disi me mjaltin ose me karamelen, prapa të cilave ekziston një kurth i madh, me anë të të cilit e liga vjedh pasurinë hyjnore që ne kemi dhe na flak tutje, larg lirisë së vërtetë. Kur njeriu bie pre e këtij kurthi, pason disfata, humbet personalite- tin e tij dhe konsiderohet “send”, njësoj si skllevërit e Romës antike.
Marrë nga revista “Kërkimi” nr. 7.