Lindja Perënditi ‘ . i Ihe prindërit e saj
Lindja Perënditi ‘ . i Ihe prindërit e saj
Edhe Anën (hebraisht = hir), edhe Joakimin
(hebraisht = Perëndia nxit), prindërit e Perëndi-
lindëses, nuk i gjejmë në Ungjill, por në apokrifet
dhe sidomos në Protoevangjelin e Jakovit (mesi
i shek. të 2-të). Ky ruan një traditë shumë të
vjetër, autentike të paktën për sa i përket bazës
së saj. Kështu, Kisha, edhe pse i hodhi poshtë
apokrifet, pranoi disa rreth gjenealogjisë dhe rini-
së së Shën Marisë, kështu që ato ndikuan në
liturgjikë, himnologji dhe ikonografi. Veç kësaj, nga
apokrifet merr material edhe Shkrimi i Shenjtë
(p.sh. Jud. 9).
Pra, çifti shpresëtar dhe i pasur, sipas të
gjitha gjasave nga Jerusalem!, pasardhës të
mbretit David (e diela pas Lindjes së Krishtit),
edhe pse sterilë dhe të moshuar, vajtonin dhe
luteshin që t’ iu hiqej turpi i mosbërjes fëmijë. Atë-
herë mungesa e fëmijës konsiderohej si turp, për
disa arsye të caktuara. Ana premtoi se do t’ia
kushtonte Perëndisë fëmijën e famshëm që do
të lindte, siç e lajmëroi engjëlli. Ajo lutej në kopsht,
ai në mal. Dhe me të vërtetë, ajo mbeti shtatzënë
(9 dhjetor) dhe lindi Marinë (8 shtator).
Në moshën trevjeçare ia besojnë kryepriftit
Zaharia, i cili e fut në të Shenjtat e të Shenjtëve
të Tempullit të Jerusalemit (21 nëntor). Ajo që-
ndron aty nën mbikëqyrjen e priftërinjve për nëntë
(ose dymbëdhjetë) vjet, duke u ushqyer nga engjë-
lli, derisa i dorëzohet Josifit (e diela pas Lindjes
së Krishtit), i cili ishte i ve.
Ai thuhet se është i biri i vëllait të Anës, si
Saloma (3 gusht) dhe Elisaveta (24 qershor), të
cilat thuhet se janë bijat e motrave të saj. Pra,
ato ishin kushërira të para të Marisë dhe,
rrjedhimisht, Pararendësi (7 janar) ishte kushëri
i dytë me Krishtin.
Mirëbërësja Ana fjeti në moshën 69 – vjeça-
re, ndërsa Joakimi në moshën 80 – vjeçare. Kështu
Virgjëresha mbeti jetime në moshën 11 – vjeçare.
Më 9 shtator, ditën e nesërme të lindjes së
saj, bëhet mbledhje për nder të prindërve të saj,
ndërsa sipas shumë dëshmive kremtohet sot fjetja
e të dy prindërve të Nënës së Perëndisë.
Së fundi, në skitën e famshme të Nënës së
të Tërëshenjtës në Malin e Shenjtë ruhet këmba
e saj e majtë, që bën mrekullira.