“Lindja e Tij zhduk vdekjen… ”
gjejë “ikonën e tij të prishur prej“Krishti lindet, lavdërojeni!” Me
këtë frazë nis fjalimin e tij Shën
Grigor Theologu. Dhe këtë frazë
Kisha jonë e bëri një himn dhe një
lutje të të gjithë të krishterëve, të
të gjitha epokave.
Krishti lindet, le ta lavdërojmë
na thotë. Le ta lëmë zemrën tonë
të mbushet me gëzim. Sepse lindja
e Tij zhduk vdekjen, dërrmon
dëshpërimin dhe çliron nga frika,
zgjidh çdo gjë të pazgjidhur.
Lindja e Tij nuk është një ngja-
rje biologjike. Eshtë hyrja e
Perëndisë brenda në jetën tonë.
Eshtë ngjitja e njeriut te Perëndia.
Eshtë takimi i Perëndisë dhe i
njeriut. Sepse te personi i Jisu
Krishtit takohet Hyjnia dhe nje-
rëzia, natyra hyjnore dhe ajo nje-
rëzore. E krijuara përfshihet nga
e pakrijuara dhe transformohet në
mosprishje. Natyra njerëzore
hyjnizohet. “Perëndia bëhet njeri,
që Adamin, (njeriun) ta përpunojë
në Perëndi” (Shën Thanasi i
Madh). Merr pjesë “në më të
keqen”, që të na japë “më të mi-
rën’\
Kështu që, rënia jonë bëhet
shkak të vijë në botë Perëndia e
të shfaqet tek ne dhe në tërë kri-
jesën shpirtërore dashuria e Perë-
ndisë për njeriun. Perëndia ndezi
si një dritë “Trupin e Tij” dhe
kërkon nëpër errësirën e çorienti-
mit tonë dhe të prishjes sonë të
nesh me pasionet” dhe ta sjellë te
Perëndia – At, pasi më parë të
pastrojë me gjakun e Tij dhe të
shenjtërojë me hirin dhe veprimin
e Shpirtit të Shenjtë.
Në këtë mënyrë na hap rrugën
të gjithëve dhe na jep mundësinë
që mbretërinë e Tij, gëzimin e Tij,
përjetësinë e Tij, t’i bëjmë dhe to-
nat. Neve na lë vetëm lirinë dhe
dëshirën, si fuqia bazë për të
ndjekur rrugën që na çeli e ar-
dhmja e Tij në tokë.
Le t’i lëmë, pra zemrat tona të
ndërpërshkohen nga dashuria e Tij
vepruese dhe le ta lavdërojmë me
shumë mirënjohje. Së bashku
edhe ne me engjëjt, me barinjtë dhe
me magët…