EmailFacebookKontakt

Lindja e Shën Marisë – gëzim mbarëbotëror

Virgjëresha pra, do të ishte ajo grua e lumtur që do t’i jepte Mesias trupin, trupin njerëzor, të cilin ai do ta sillte si Perëndinjeri.

Por kur do të lindte kjo vajzë e mrekullueshme? Cili shekull nga gjithë vitet dhe kohërat, të cilët cak- toi Perëndia, do të ishte i priviligjua- ri, që do të shihte fillimin e shfaqjes së misterit të çuditshëm të mishëri- mit të Birit të Perëndisë? “Bënë konkurrencë shekujt midis tyre – thotë Shën Joan Damaskinoi në fja- limin e tij për lindjen e së Tërë- shenjtës – cili do të denjësohej të mburrej për lindjen tënde, o Pe- rëndilindëse”.

Por çfarë rëndësie ka ajo që nuk e dinin njerëzit, se kur do të lindte nëna e lumtur e Birit të Perëndisë? Ajo nënë e madhe dhe e rëndësi- shme, vjen pa zhurmë, por me si- guri. “Mundte heshtjen e shekujve, shton i njëjti atë, vendim i paracak- tuar i Perëndisë, që bëri shekujt. Dhe kështu u bënë të fundit të pa- rët. Dhe ata rastisën të shihnin lindjen tënde, o e Përmbishenjtë Perëndilindëse”.

Dhe vërtet, kjo ditë e dëshiruar dhe e gëzuar erdhi. Misteri i shpëti- mit filloi të realizohej. Fillim dhe pa- ralajmërim ishte lindja e asaj, që do të mbante në prehrin e saj Birin e Perëndisë, Mesian dhe Shpëtimta- rin. “Perëndia i mirë, – thërret Da- maskinoi i shenjtë, u përkul, pa dhe i erdhi keq thellësisht për krijesën e duarve të Tij. Dhe, meqenëse donte ta shpëtonte, zgjidhi me hirin e Tij shterpësinë e Anës, që kujde- sej për gjërat e larta dhe hyjnore. Dhe ajo lind vajzë, të ngjashme me të cilën as më parë kishte lindur, as herë tjetër do të lindte”.

Për prindërit e Perëndilindëses dhe për lindjen e saj, Dhiata e Re nuk na thotë asgjë. Ungjillorët me- rreshin me ngjarjen e mrekullue- shme të mishërimit të Shpëtimtarit dhe punën e Tij shpëtimtare, nuk e konsideruan të domosdoshme të rrëfenin me hollësi jetën e Perëndi- lindëses, dhe madje as nga fillimi i saj. Atë që dimë, për këtë periudhë të jetës së të Tërëshenjtës, e dimë nga tradita e Kishës sonë. Ajo na shfaq disa pika në lidhje me lindjen e nënës së Zotit.

Pra, sipas traditës, e cila u bë e pandarë në adhurim, Joakimi dhe Ana qenë prindërit e saj. Ishin nga ata izraelitë të rrallë, që nuk kishin tjetër dëshirë, veçse si t’i pëlqenin Zotit me jetën e tyre. Por vetëm një pasion tronditi paqen e shpirtit të tyre shpresëtar: Nuk kishin fëmijë. Çifti jetonte në harmoni, por ishin pa fëmijë. Këta nuk ngjanin me ata bashkëshortët e këqij që i shma- ngen bërjes së fëmijëve. Prindërit e shenjtë e quanin mungesën e fëmi- jëve fatkeqësi. Shumë herë ky çift i zgjedhur i ishte lutur të Tërëmirit t’i çlironte nga kjo dhe t’u dhuronte një fëmijë! Por vitet kalonin dhe Perëndia nuk e plotësoi dëshirën e tyre. Dhe sa më shumë kalonte ko- ha, dukej që i Larti nuk do t’u jepte përgjigje në lutjen e tyre këmbë- ngulëse. Dhe tani kishin arritur në moshë të kaluar, që nuk lejonte asnjë shpresë për të bërë fëmijë. Ja çfarë përmendet në veprën e Shën Grigorit të Nisës: “Dëgjova këto t’i rrëfente një histori e fsheh- të. I ati i Virgjëreshës ishte njeri i shquar, sepse jetonte sipas dëshirës së Perëndisë dhe ishte gjithashtu i

njohur midis të mirëve. Por mbeti pa fëmijë deri në pleqërinë e tij të thellë, sepse bashkëshortja e tij ishte shterpë”. Dhe vazhdon i njëjti atë: “Dhe ajo (d.m.th. Ana), imiton gjithë sa rrëfehen për të ëmën e Samuelit. Mbasi erdhi në të Shenj- tat e të Shenjtave, u gjunjëzua dhe lutej…”. Dhe çfarë lutej? “Të bë- hej nënë, me premtimin ta përku- shtojë te Perëndia fëmijën që do të lindte”.

Por “sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e Tij në lutjen e tyre”. A mund të mos dëgjonte lu- tjen e këtyre njerëzve kaq të drejtë dhe shpresëtarë, siç ishin Joakimi dhe Ana? “Thirrën të drejtët dhe Zoti i dëgjoi”, siguron përsëri profeti (Ps. 33.18). Dhe Zoti i dëgjoi me të vërtetë. Pikërisht, atëherë kur ngjarja duket e pamundur, atëherë shterpësia e Anës u zhduk. “Mbasi u forcua, shton ky atë i madh, me shenjë hyjnore, mori hirin që kaq shumë nxehtësisht e kërkonte”. Dhurata e Perëndisë erdhi. Ishte vajzë, “me emër kryesor Maria”. E thotë këtë dhe Shën Grigori i Nisës. “Meqë lindi vajzë e quajti

Maria, që të theksojë me këtë emërtim dhënien e hirit nga Perë- ndia”. Dhe vërtet Maria ka kupti- min, forcën, lavdërimin, shpresën, zonjën, lartësinë, dhuratën, buku- rinë. Dhe pikërisht, sepse i shpreh të gjitha këto dhe me gjithë jetën e saj i bëri realitet, prandaj dhe u bë emër kaq i dashur, emër që gjendet në buzët e të gjithëve!

Si pra, dita e lindjes së Perëndi- lindëses të mos mbushë me gëzim të gjithë dhe të gjitha? “Sot, thërret Damaskinoi i shenjtë, u bë fillimi i shpëtimit. Le të dëfrejë qielli sipër dhe le të kërcejë nga ngazëllimi toka poshtë. Le të tronditet dhe deti i botës^ Sepse lindet delja, prej së cilës do të vijë qengji i Perëndisë… Këndoni, pra, dëfreni dhe psalni. Lartësoni zërin tuaj, lartësojeni atë, mos u frikësoni. U lind sot në Jerusalem nëna e Perëndisë, nga e cila pëlqeu të lindet qengji i Perëndisë, i cili ngre mëkatin e botës”.

Shkëputur nga libri “Panagjia”,
botim i Vëllazërisë “Zoi”.

Përktheu Rozeta Baba