Lindja e Përëndilindëses, 8 Shtator
Gëzim dhe paralajmërim i Shpëtimit
“Lindja jote, o Hyjlindëse, i lajmëroi gaz gjithë botës. Se prej teje lindi dielli i drejtësi- së, Krishti Perëndia ynë. Që duke zgjidhur mallkimin – që kishin marrë të parëgatuarit në Parajsë, pas shkeljes së tyre – dha beki- min. Dhe duke abolitur vdekjen, na dhuroi jetën e amshuar. ”
Babai i së Përmbishenjtës Hyjlindëse dhe Gjithmonëvirgjërës Mari, Joakimi, që do të thotë Perëndia sjell qetësi, rridhte nga fisi mbretëror. Ishte pasardhës i profetit dhe mbretit David. Rrjedhimisht, vinte nga fisi i Judës, bir i patriarkut Jakov. Ishte i pasur dhe e donte shumë Perëndi- në. Prandaj, i ofronte dyfish dhuratat ndaj Tij. Por, nuk kishte fëmijë dhe me bashkëshorten e tij, Ana, emri i së cilës do të thotë hir, e ndienin shumë turpin e mospasjes fëmijë dhe shqetë- soheshin. Prandaj ranë dakord të luten shumë. Joakimi u ngjit në mal dhe Ana në bahçen e saj, me lot në sy, i përgjëroheshin Perëndisë t’u dhu- rojë fëmijë. Perëndia e dëgjoi lutjen e tyre dhe u dha jo thjesht fëmijë, por pemë të shenjtë barku, të Përmbishënjtën Hjylindëse, e cila do të lindte Shpëtimtarin e botës.
Zënia dhe lindja e Hyjlindëses, sipas rregulla- ve të përgjithshme natyrore, e bashkon dhe e lidh ngushtë me tërë njerëzimin, domethënë me të gjithë ne, pasardhësit e Adamit dhe Evës. Fak- ti që, “motra jonë Mari”, siç e quan Hyjlindësen shën Athanasi i Madh, ia doli të arrijë përsosmë- rinë morale dhe shenjtërimin, i jep vendin e parë midis njerëzve dhe e tregon udhëheqëse të vërte- të të njerëzimit, në rrugën e përsosmërisë së krishterë.
Shën Grigor Pallamai, shkruan: “Roli i Nuses Virgjëreshë, ishte të ndërmjetojë midis Perëndisë dhe tërë gjinisë njerëzore, me pasojë të tregojë, nga njëra anë, Perëndinë, Bir të njeriut, dhe nga ana tjetër, njerëzit, bij të Perëndisë me anën e hirit”.
Dhe shën Kozmai i Etolisë, shpall në mësim- dhëniet e tij: “Të gjithë shenjtorët, janë shërbë- torë të Krishtit, por Zonja jonë, Hyjlindësja, është Mbretëresha e qiellit, e dheut dhe e gjithë krijesës mendore e lëndore, dhe lutet për mëkatet tona. E mori Perëndia Hyjlindësen, e bëri Mbretëreshë dhe nderoi gjininë tonë. Prandaj edhe ne, ta nderojmë me kreshmë, me lutje, me lëmoshë dhe me vepra të mira”.
Para se të lindej Krishti në botë, njeriu i trembej Perëndisë. Para misterit të Perëndisë, njeriu pushtohej nga ndjenja e frikës. Ishte mister i frikshëm. Me trupëzimin e Shpëtimtarit, në lidhjen midis Perëndisë dhe njeriut, dashuria zëvendësoi frikën. “Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1Jn. 4:18), gjëmon i biri i bubu- llimës dhe nxënësi i dashurisë, shën Joan Theo- logu. Kështu mund të shpjegojmë edhe fjalët e
shën Andonit të Madh: “Unë Perëndinë e dua, nuk i kam frikë.” Ekziston një dashuri e ndër- sjellë midis Perëndisë dhe njeriut, krijesës dhe Kryetarit. Misteri i Perëndisë, tani, është tërhe- qës dhe mahnitës”.
Ati i hirshëm dhe oratori kishtar, shën Vasili, episkopi i Selefqisë, na përmend vargjet e Hyjli- ndëses drejtuar Birit të saj të vetëmlindur:
Ç’të bëj, pra, për ty?
Të të ushqej me qumësht, apo të të lavdëroj?
Të të shërbej si nënë, apo të të adhuroj si shërbëtore?
Të të përqafoj si bir, apo të të adhuroj si Perëndi?
Ç’është kjo çudi e pashprehur, kjo çudi kaq e madhe?
Qielli është froni yt dhe, njëkohësisht, froni im të mban!
Erdhe i tëri në të poshtmet, pa u larguar aspak nga të lartat!
Gëzohu Nuse e panusëruar!
Virgjëresha Mari u “mblesua me Josifin”, por nuk u bë kurrë nusja dhe gruaja e tij. Ishte një- kohësisht virgjëreshë dhe nënë, ashtu si Jisui ishte Perëndi dhe njeri. Shën Maria është Hyjli- ndëse dhe jo njerilindëse. Mishi i saj u end me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe kështu ai që lindi u quajt Biri i të Lartit. Shën Prokli, patriarku i Kostandinopojës, vëren: “Pikërisht ashtu si kandili nuk është shkaku i dritës por mjeti i dritës, kështu edhe Virgjëresha, nuk është ajo vetë Perëndi, por tempull i Perëndisë”. Gjithashtu edhe shën Joan Gojarti komenton: “Virgjëreshë na nxori jashtë Parajsës, nëpërmjet Virgjëreshës gjetëm jetën e amshuar”.
Ana e Elkanait mburret se, nga shpresëtaria e saj lindet profeti Samuel. Dhe Virgjëresha lindi mburrjen e njerëzimit, Emanuelin, Shpëtimtarin e botës. Në shprehjen njerëzore, emri i së Tërë- shenjtës do të thotë Nënë e madhe, që përqafon njeriun e vuajtur, që përshkon detin e turbullt të jetës së tij të hidhur. Ajo, brenda jetës së tij, është simpatia, ndjenja e dhembshurisë, dashuria. Në lindjen e saj, sot, dallojmë foshnjën e bardhë faqekuq, foshnjën e thjeshtë dhe hirplotë, që vaditi shpirtrat e hyjprindërve të drejtë, Joakimit dhe Anës, me kërcime gëzimi. Barku i shterpët i Anës, u bë strehë e përulur e lules që do të ja- pë frytin e saj, çlirimin e botës. Vajza e Nazaretit, si tendë e nderuar dhe e gjallë, përgatit në të brendshmet e saj misterin e pashprehur të eko- nomisë hyjnore, shpërblimin e botës.
Eva e parë doli nga mishi i burrit të saj. Trupi i Jisu Krishtit, nga mishi i qashtër i së Tërë- shenjtës, Evës së dytë, Nënës së jetës. Ky është kuptimi i fjalës Eva, jetë. Lindet vajza e Naza- retit, që do të lindë Birin e Perëndisë, Çlirimtarin e botës.