EmailFacebookKontakt

“Ligjin tënd, o Zot, mësojmë brez pas brezi…”

Në kuadër të programeve të larmishme të katekizmit, më 3 maj u zhvillua olimpiada biblike për fëmijë dhe adoleshentë nga disa mitropoli të Kishës sonë. Kryepiskopi Joan inkurajoi fëmijët dhe adoleshentët të njohin më mirë besimin dhe të thellojnë njohuritë për Shkrimin e Shenjtë. Në fjalën e tij, ndër të tjera, ai theksoi: “Sa më të përulur të jeni, aq më tepër do ta kuptoni Ungjillin”.