EmailFacebookKontakt

“Ligjin tënd, o Zot, mësojmë brez pas brezi…” – Kampe ditore në Mitropolinë e Beratit

Fillimi i Vitit të Ri Kishtar dhe atij shkollor përkon me organizimin e kampeve ditore në Mitropolinë e Beratit.

Kështu, nga datat 1-7 shtator 2025, me bekimin e Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Astit, dhe mbështetjen e Fortlumturisë së Tij, Imzot Joanit, u zhvilluan katër kampe ditore për grupmoshat 6-14 vjeç. Programi i përgatitur dhe realizuar me përkushtim nga 8 katekistë u ndoq me shumë interes nga 70 kampistë pjesëmarrës.

Qëllimi i programit të kampit ishte përjetimi i jetës në Krishtin. Larmishmëria e aktiviteteve të programit i inkurajoi kampistët të mësojnë më shumë mësimet e Zotit tonë Jisu Krisht në Shkrimin e Shenjtë, njëkohësisht edhe të kuptojnë sa shumë kohë shkon dëm kur angazhohesh në rrjetet sociale.