EmailFacebookKontakt

Ligji fetar përballë atij kanunor – Roli i fesë në kufizimin e fenomenit të gjakmarrjes

LIGJIFETAR PERBALLE ATIJ KANUNOR
ROLII FESE NE KUFIZIMIN E FENOMENIT
TE GJAKMARRJES
Avokati i Popullit, dhe fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve”, organizoi më 11 dhe 12
dhjetor 2001 nën kujdesin e presidentit të Republikës Zotit Rexhep Mejdani Konferencërt
Kombëtare:
“Shteti dhe Shoqëria Civile në mbrojtje të së drejtës së jetës”
Fjalën në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këtë Konferencë
Shkencore e mbajti Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë Protopresviteri Jani Trebicka, fjalën e të cilit po e japim të plotë.
V ë nderuar pjesëmarrës në konferencë!
-*- Jemi në prag të Krishtlindjeve 2001. Para
një viti mesazhi i Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasit, dhënë popullit
shqiptar për Krishtlindjet 2000 ishte
mposhtja e dhunës.
Prandaj dhe fenomeni në fjalë i
gjakmarrjes si një nga format primitive të
dhunës, përbën një akt kriminal, i cili kërkon
nga e gjithë shoqëria sot vëmendje dhe kujdes
të veçantë. Ky fenomen si plagë e madhe e
shoqërisë së sotme, trashëguar nga e kaluara
(ligji kanunor) ndikon negativisht edhe mbi
brezin e ri, i cili po edukohet me frymën e
gjakmarrjes. Kështu që kjo plagë do vazhdojë
të maiset e të rrjedhë gjak.
Vënia në jetë edhe sot dhe vazhdimi i Ka-
nunit të Lek Duka-
gjinit edhe në epo-
kën tonë është një
njollë e zezë, një za-
kon kriminal. Ajo
është traditë ana-
kronike dhe shkatë-
rrimtare që lëkund
rendin ligjor, rrezi-
kon jetën e qyteta-
rëve, në të shumtën
e rasteve të njerëzve
që nuk mbajnë ndo-
një përgjegjësi. Gjak-
marrja merr jetën e njerëzve të pambrojtur,
viktima të egoizmit, hakmarrjes, inatit,
urrejtjes dhe mosdhembshurisë si dhe të
ligësive të tjera, të nxitur nga ata që kërkojnë
të hakmerren për ndonjë të keqe që ka pësuar
ndonjë pjesëtar i familjes së tyre edhe shumë
vjet më parë, kur viktima e gjakmarrjes
mund të ketë qenë foshnjë.
Eshtë fakt se midis besimtarëve orthodho-
ksë fenomeni i gjakmarrjes është në përmasa
më të vogla. Gjakmarrja kryhet nën emrin e
ligjit mesjetar, i cili justifikon vuajtjet e pafaj-
shme të të ngujuarve nëpër familjet e tyre.
Qindra burra qëndrojnë mbyllur në shtëpi
dhe qindra fëmijë braktisin bangat e shkollës.
Merrni me mend mbi dy mijë familje janë
të ngujuara, mbi 200 kryesisht të rinj nuk
kapërcejnë dot pragun e derës se u këputet
filli i jetës.
Gjaksit sot nuk po kursejnë as fëmijët,
vrasjen e të cilëve e ndalon edhe kanuni.
Kanuni i ri “modern” që shfaqet sot, ndry-
shon nga ai i pari “mesjetar”.
1-Me kanunin e vjetër rrethi i të ngujuarve
ishte më i vogël.
2-Me kanunin e vjetër fëmijët nuk ngujohen.
3-Me kanunin e vjetër gratë dhe fëmijët nuk
vriten për gjak.
Pra ky kanun i ri “modern” është më
gjakaktar se i pari.
Ky problem përveç përmasave të tij sociale,
të cilat janë kaq fatale për shoqërinë në tërësi,
ka edhe përmasa morale dhe fetare.
Besimi i Krishterë Orthodhoks tepër qartë
nuk bie dakort me këtë pozicionim, dhe e gjithë
Doktrina e Krishterë Orthodhokse është
kundërshtare e saj.
Dhe kjo sepse së pari, vetë Zoti Krisht, Kiye-
tari i Besimit tonë të Krishterë është shembulli
më i madh i kësaj ku-
ndërvënije. Eshtë she­
mbulli i ndjesës, i to-
leracës dhe i dashurisë,
pasi në Kryq i fali kry-
qëzuesit e tij.
Dashuria për Besi-
min e Krishterë është
virtyti i parë dhe më i
madh, pasi dashuri
është vetë Perëndia.
Dashuria nuk urren,
nuk merr hak, nuk bën
padrejtësi, por dhemb-
shuron dhe fal.
Mbi këtë deontologji morale, Besimi i
Krishterë lubrifikon mosmarrëveshjet midis
njerëzve. Çdo besimtar e ka për detyrë të
zbatojë këtë Ligj moral, dhe mbi këtë bazë të
sillet ndaj atyre që i kanë bërë ndonjë të keqe.
Ai që bën një të keqe me dashje ose pa
dashje, duhet t’i nënshtrohet gjithmonë
gjykimit të drejtësisë, i cili ruan rregullin ligjor
dhe jetesën e qetë të qytetarëve.
Fenomeni i “Gjakmarrjes” është jo vetëm i pa-
ligjshëm, i padrejtë, antishoqëror, anakronik
dhe rrobërues por dhe jashtë çdo kuptimi moral.
Ne si Kishë e Krishterë Orthodhokse, ju bëj-
më thirrje të gjithë atyre që vazhdojnë hakma-
rrjen kanunore: Vëllezër, drejtohuni drejtësisë,
mos derdhni gjak të pafajshëm. Përballojeni
pësimin tuaj me durim dhe zemërgjerësi. Mos
krijoni fëmijë jetimë dhe zi në qindra familje
shqiptare. Lerjani hakmarrjen Perëndisë.
Dëgjoni zërin e tij që thotë: “Duajeni njëri-
tjetrin, duajini dhe armiqtë tuaj”.