Një perandor i Bizantit kishte porositur një kopjues që t’i pregatiste një kopje të Dhiatës së Vjetër e të Re. Harxhoi shumë kohë për miratimin, por vendimi ishte i çuditshëm. Këtë Bibël shumë të bukur, vlera e së cilës i kalonte të 15 monedhat e arta, perandori ia dhuroi një jerondi të shkretëtirës, që e kishte ndihmuar dikur. Ky jerond, para pak fjetjes së tij, dorëzoi këtë dhuratë të çmuar te vartësi i tij, Jelasio.
Vitet kaluan dhe Jelasi u bë at shpirtëror në një skitë me shumë murgj. Librin e bukur të jerondit të tij vazhdonte ta linte në kishën e skitit, për ta përdorur të gjithë priftërinjtë.
Kjo Bibël ishte në të vërtetë një libër i veçantë dhe shkaktonte admirimin e të tjerëve.
Në një mëngjes, pas mbarimit të shërbesës, arriti në skitë një murg kalimtar. Shkonte dhe takonte një jerond në një skitë që gjendej mjaft larg, por, sa arriti në skitin e ava Jelasit, mendoi të bënte një qëndrim.
Etërit, pasi e pranuan dhe e qerasën, e drejtuan për në kishën e skitit që të lutej. E lanë që të lutej, por djalli e çoi që të shikonte librin e shenjtë. Mendimin për ta vjedhur nuk e kundërshtoi dhe kështu e futi poshtë rasos së tij dhe iku me shpejtësi nga skiti. Ava Jelasio menjëherë e kuptoi vjedhjen, por nuk u tha asgjë etërve të tjerë, sepse nuk donte që të gjurmonin hajdutin.
Ky murg, sa arriti në qytet, nuk ndenji asnjë minutë, por filloi menjëherë të kërkonte për dikë që interesohej për të blerë këtë libër të shenjtë e të shtrenjtë. Në fakt gjeti një blerës dhe filloi pazarin e shitjes së librit.
Në fillim murgu kërkoi 16 monedha ari, por blerësi nuk pranoi të paguante aq, sepse nuk e besonte se ia vlente. Diskutuan aq orë për çmimin, derisa blerësi propozoi:
– Nuk ma le për disa ditë që t’ia tregoj një të njohurit tim që di nga këto, patër?
Murgu vendosi që ta linte librin tek blerësi për pak ditë për të marrë edhe mendimin e mikut të tij.
Besonte se e rregulloi të fitojë disa para. Blerësi sa mori librin u drejtua te ava Jelasi, që e respektonte shumë që ta pyeste se çfarë mendimi kishte.
– Ava, dikush më jep këtë Bibël që ta blinte për 16 monedha ari. Çfarë më rekomandoni, ia vlen kaq apo mos ta blej?- i tha dhe i tregoi Biblën avait. Ava Jelasio e njohu dhuratën e jerondit të tij dhe pa zhurmë tha:
– Ta marrësh, vëllai im. Në të vërtetë ia vlen, nga sa mundem e nga sa kuptoj edhe unë. Blerësi e përgëzoi avanë, mori Biblën dhe i gëzuar që do ta blinte, arriti në qytet dhe gjeti murgun. Atëhere u mendua që t’i thotë një gënjeshtër që të ulte çmimin e librit.
– Eja o i bekuar… Po të pres…
Çfarë u bë? -i tha murgu sa e pa.
– Bekimin, o ati im. Por mendoj se do të të mërzis, – i tha blerësi. Librin që më dhe, ia tregova ava Jelasit dhe më tha se nuk vlen sa më thua ti. Vlera e librit është shumë më e vogël.
Sa dëgjoi emrin e avasë, murgu u trondit.
– Nuk të tha asgjë tjetër ava?- e pyeti murgu.
– Jo, at… Po të duash, unë do të të jap 12 monedha ari që ta mbajë, – u përgjigj blerësi.
Murgu nuk dëgjonte asnjë fjalë nga ato që i thoshte blerësi. Mendja e tij ishte me veprimin që ka bërë edhe tek ava Jelasio.
– Pra, jeni dakort?- e pyeti blerësi.
– Jo, vëllai im… Jo edhe një mijë herë jo. Më simpatizo për mundimin që bëra, por ndërrova mendim. Librin nuk e shes,- i tha dhe mori Biblën dhe humbi nëpër rrugicat e qytetit.
Kalonte koha dhe lufta brenda tij vazhdonte pa pushim.
Dëshira e avasë dhe dashuria që tregoi për mostregimin e tij, në zemrën e tij i kalonte si velloja (vjedhja) veprimi që kishte bërë.
Shumë lotë u derdhën në sytë e tij dhe në të vërtetë i penduar mori rrugën që të çon në skitin e avasë. Sa arriti në skit, takoi ava Jelasin që ishte ulur në stolin e hyrjes. U gjunjëzua përpara këmbëve të jerondit dhe me lotë të papushuara i lutej që ta falte për veprimin që kishte bërë. Në të vërtetë, avai e fali për pendesën e vërtetë.
– Zoti të të bekojë, o vëlla. Por, edhe unë do të lutem për diçka. Merre këtë Bibël si dhuratë për njohjen tonë, i tha avai. Por ku ta gjente forcën murgu që ta pranonte librin që kishte vjedhur? Me më shumë lotë dhe me dhimbje shpirtërore i tha avait:
– Të lutem, avai im! Merre mbrapa librin që të vodha, sepse përndryshe shpirti im nuk do të gjejë qetësi. Të lutem…
– Në qoftë se është kështu gjendja, vëllai im, atëhere shko dhe lere atje ku e more,- i tha avai dhe murgu vrapoi menjëherë dhe e vendosi Biblën e çmuar në vendin e saj në kishën e skitit, pikërisht në vendin ku e kishte marrë fshehurazi. Mirësjellja e ava Jelasit e ndryshoi rrënjësisht këtë murg që i kërkoi jerondit të mbetej vartësi i tij. Në të vërtetë, avai e pranoi dhe që atëhere murgu nuk bëri asnjë gabim tjetër.