EmailFacebookKontakt

Libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia” promovohet edhe në Shkodër

Libri Globalizmi dhe Orthodhoksia” promovohet edhe në Shkodër

Pas Tiranës dhe Korçës, Shkodra ishte qyteti i radhës ku u promovua libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia” me autor Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin. Klerikë të ko- muniteteve fetare të qytetit, personalitete të politikës e kulturës, intelektualë dhe besimtarë ishin mbledhur në një nga sallat e hotel “Rozafës” për të diskutuar dhe për të nxjerrë në pah vlerat e këtij libri me përmasa bashkëkohore dhe mbarëkombëtare. Ky aktivitet u prëcoll nga media e shkruar dhe elektronike vendase.

Nëfjalën e hapjes drejtuesja e shoqatës “Gruaja shkodrane” Luiza Vijoshi bëri prezantimin e librit.

Më pas Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, shprehu vlerësimet e tij I për qytetin e Shkodrës, ku sipas tij “sado që të dobësohet nga ana | intelektuale, tradita e lashtë do të ripërtërihet. Promovimi i këtij libri | shërben për ripërtëritjen e mendimit. Shoqëria jonë ka nevojë për I mendim dhe nëse mendimi shqiptar nuk do të jetë në lartësinë e kombeve | të tjera të qytetëruara, do të jetë shumë e vështirë për ne të përparojmë I në fushat e tjera ”.

Në vijim të prezantimit të librit “Globalizmi dhe Orthodhoksia” e I morën fjalën intelektualë të njohur të Shkodrës, si dhe profesorë të | Universitetit “Luigj Gurakuqi”.