EmailFacebookKontakt

Libra të rinj – Perëndia u shfaq në mish…

Libra të rinj

t Anastasi

Kryepiskopi i Tiranës dhei gjithë Shqipërisë

Perëndia u
shfaqnëmish…

Në të gjitha kishat tona mund të gjeni librin “Perëndia u shfaq në mish”. Në të janë përmbledhur të gjitha Mesazhet e Krishtlindjeve, drejtuar nga Kryepiskopi Anastas besimtarëve orthodhoksë në këta 15 vjet.

Po botojmë parathënien e Kryepiskopit Anastas për librin.

Mesazhi shpresëdhënës i Kishës dhe që shkakton pareshtur habi, është se “Perëndia u shfaq në mish…” ( ITim. 3:16), se Krishti, Biri i Perëndisë, me anë të trupëzimit të Tij mori të gjithë natyrën njerëzore në hipos- tazën e saj shpirtërore e materiale dhe e ringriti.

Bëhet fjalë për një NGJARJE, e cila për- bën bazën e zbulesës së krishterë, që mbësh- tet çdo vlerë dhe pikëpamje të krishterë. Kjo shfaqje konkrete e dashurisë së Perëndisë “në trup” përcakton ndryshimin vendimtar të besimit të krishterë. Perëndia krijuesi dhe zotëruesi i gjithësisë, nuk është një energji jopersonale, urtësi, fuqi, diçka që mendimi njerëzor do të mund ta ideonte dhe ta shtje- llonte me anë të intelektit. Është një Perëndi personal që dashuron, që i zbulohet njeriut, që ndodhet në marrëdhënie të vazhdueshme me të. Është një marrëdhënie që bëhet e prekshme nga e tërë ekzistenca njerëzore. Perëndia i dashurisë nuk e braktisi botën, të cilën e vrasin egoizmi dhe urrejtja. Ai lëviz midis nesh, në shoqërinë tonë të zhurmshme, në shkretëtirën e vetmisë sonë, duke injek- tuar fuqi dashurie, duke i falur jetës kuptim dhe plotësi.

Festa e Krishtlindjes, sikundër përsëritet përvit, na fton çdo herë të rimendojmë për rëndësinë e saj, të meditojmë përsëri për kuptimin që mbart, në kushtet e çastit konkret historik. Çdo peshkop duhet t’iu theksojë besimtarëve disa të vërteta të caktuara, që

burojnë prej kësaj ngjarjeje unikale, të cilat frymëzojnë dhe japin mbështetje. Tekstet që botohen në këtë vëllim janë fryte të këtij detyrimi. Mesazhe Krishtlindjesh që u pre- dikuan nga viti 1992 deri në vitin 2005, një periudhë shumë e ngjeshur me lëkundje dhe tepër të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe më gjerë me zhvillime serioze për mbarë rruzullin. Mesazhet u lexuan në kishat e Shqipërisë, u paraqitën në botime të ndry- shme, u transmetuan nga stacionet radiofo- nike e televizive dhe u komentuan. Megjitha- të është e vështirë t’i gjesh të gjitha bashkë. Të botuara në një vëllim të vetëm, mund të përdoren për studim vetjak, në takime të stu- dimit biblik, takime meditimi, katekizmi ose mbledhjesh me karakter konstruktiv.

Mesazhi qendror i besimit tonë, mishëri- mi i Fjalës,’ ruan aktualitetin dhe rrezatimin e tij gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë peri- udhës së Krishtlindjeve. Ribotimi prej kësaj përmbledhjeje është i lirë, me lutjen e vetme që të përmendet origjina e saj.

Botimi përmbledhës i këtyre teksteve shpresojmë të jetë një udhërrëfyes i vogël për përafrimin me Ngjarjen që ngelet përje- tësisht e re, të bërjes njeri të Perëndisë Fjalë, me më tepër vetëdije, shpresë dhe përkushtim tek Zoti ynë shpëtimtar.

19 nëntor 2006 tAnastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë