EmailFacebookKontakt

Libra të rinj: Doli në qarkullim libri i Kryepiskopit Anastas “Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes”

Libra të rinj

Doli në qarkullim libri i Kryepiskopit Anastas
“GJURMË NGA KËRKIMIITRASHENDENTES”

Parathënie

Kërkimi i Transhendentes, i “së Shenj- tës”, i “së Hirshmes”, ka qenë prirje e nje- riut që nga agimi i historisë deri më sot, si në shoqëritë primitive, ashtu edhe në ato të zhvilluara. Ky kërkim ka ndjekur monopate të ndryshme, që, shpesh, në vend që ta udhëhiqnin më lart, përfundonin në labirinte pa rrugëdalje. Shumë herë ai u bë objekt shfrytëzimi nga synime të shumëllojshme politike, ekonomike dhe shoqërore individësh e grupesh të ndryshme.

Megjithatë, përmes gjithë peripecive dhe sprovave, kjo përpjekje ruajti një vlerë e rëndësi të veçantë për shpirtin e njeriut dhe për ecurinë e gjinisë njerëzore në përgjithësi. Kërkimi dhe përvoja fetare konfirmojnë në mënyrë të patundur bindjen se, përfundi- misht, njeriu thirret të tejkalojë vetveten.

Sot, përqasja e popujve të botës – me mjetet e informimit, artin, tregtinë, organiz- mat ndërkombëtarë – dhe ndërvarësia e përshpejtuar e tyre ngjallin një interesim të përgjithshëm për mënyrën e jetesës dhe ide- të filozofike e fetare, që lulëzuan në qyte- tërime të tjera. Sado të përparojmë, krye- sisht me anë të shkencës dhe teknologjisë, në një shoqëri globale me karakteristika të përbashkëta, shumëllojshmëria fetare dhe kulturore e njerëzimit nuk rresht së mbije- tuari e së transformuari.

Kështu, interesimi për fe të tjera, që ndi- kojnë në jetën e miliona njerëzve që na rre- thojnë rritet, ndërsa kërkesa për informim të saktë lidhur me çështje fetarologjike shtohet.

* * *

Ky libër nuk është një ngrehinë unike, e ndërtuar mbi bazën e një projekti arkitekturor për mbulimin sistematik të objektit njohës të Historisë së Feve. Është PËRMBLEDHJE studimesh për tema themelore të kësaj dege. I ngjan më tepër një fshati malor, të ndërtuar me intervale për të plotësuar nevoja kon- krete. Shumica e teksteve janë shkruar mbi bazën e kërkesave specifike të një Enciklo- pedie (1984-1992), konkretisht të Enciklo- pedisë Didaktike Greke, të shtëpisë botuese “Ekdhotiki Athinon”.

Për arsye të destinacionit fillestar të tyre, mënyra e shkrimit dhe kuadri i shtjellimit të

teksteve ishin të parapërcaktuara: hapësirë e kufizuar, hedhje në letër me objektivitet e të dhënave pa gjykime vlerësuese, thukëti – nganjë- herë telegrafike – qartësi dhe thjeshtësi në for- mulim, pa referenca, me bibliografi të kufizuar; por njëkohësisht dhe sa më shumë plotësi në përmbledhjen dhe shfrytëzimin e përfundimeve të vlefshme të kërkimeve shkencore në nivel ndërkombëtar.

Katër studime, që botohen në pjesën IV dhe një Shtojcë, përbëjnë risi për probleme të veçanta fetarologjike dhe janë shkruar, sipas rastit, në mënyrën përkatëse. Dy tekste janë fragmente nga leksione universitare, ndërsa homelia “Të krishterët dhe myslimanët sot në Evropë” u mbajt në Akademinë e Athinës për një temë aktuale. Në Shtojcë, e quajta të nevoj- shme të deponoj një dëshmi personale teologjike lidhur me përqasjen e përvojës fetare të njerë- zimit nga këndvështrimi Orthodhoks.

Për t’iu përgjigjur kërkesave të Katedrës (më vonë të Departamentit) së Historisë së Feve, në të cilën shërbeva në Universitetin e Athinës, nuk u kufizova thjesht në studimin e veprave fetarologjike, por synova në të njëjtën kohë të shfrytëzoja përvojën e udhëtimeve të ndryshme në shumë vende në të gjitha kontinen- tet, ku lulëzojnë besimet kryesore, si edhe taki- min e drejtpërdrejtë personal me ithtarë dhe qendra adhurimi të besimeve të ndryshme. Disa

fotografi domethënëse nga këto udhëtime shoqërojnë këtë vëllim me shenjën fAJ. dhe kohën e marrjes së tyre.

Kisha ndër mend të përpunoja më tej materialin shumë të pasur që kam grumbu- lluar me studimin shumëvjeçar të besimeve të ndryshme, dialogët ndërfetarë dhe udhëti- met e lartpërmendura kërkimore gjatë dyzet viteve të fundit, për hartimin e një përmble- dhjeje të gjerë të Historisë së Feve. Por për- gjegjësitë dhe detyrimet ekzigjente për rior- ganizimin dhe zhvillimin e Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë e ndërprenë këtë përpjekje. Megjithatë, si ndihmesë të vogël në kërkesën që ekziston për një përdi- tësim të përgjegjshëm të faqeve kryesore të Historisë së Feve, e pashë të arsyeshme të përmbledh në një vëllim këto tekste me disa rishikime, kryesisht për shkaqe që lidhen me uniformitetin gjuhësor. Në fund të çdo studimi shënohet viti i botimit fillestar dhe jepet një bibliografi suplementare.

Grumbullimi dhe renditja e studimeve në fjalë nën titullin e përgjithshëm “Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes”, pavarësisht nga viti i botimit të parë, u bë në pjesët e mëposht- me: a) Tema hyrëse. b) Personalitete fetare udhëçelëse. c) Disa nga fetë që mbijetojnë. d) Tema të veçanta. e) Shtojcë.

* * *

Njohja e mirë e feve të tjera nuk përbën më luks gnoseologjik, por premisë për të perceptuar fenomenin e ndërlikuar fetar, drejtimet dhe format që mori kërkimi i Tran- shendentes, i Perëndisë, në rajone të ndry- shme të globit. Po ashtu, për të përqasur bindjet, parimet dhe traditat, në të cilat janë themeluar jeta dhe qytetërimi i shumë po- pujve të tjerë dhe, në këtë mënyrë, t’i kup- tojmë pak më shumë. Por edhe më gjerë, për të parë se çfarë ka ëndërruar dhe çfarë ka besuar njeriu në vazhdën e historisë, duke zgjeruar kështu konceptet tona për njerëzi- min, të cilit organikisht i përkasim.

t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe
i gjithë Shqipërisë

Korrik 2010