Libra të rinj
“Dhimitër Beduli – Bir i
zgjedhur dhe i përkushtuar
i Kishës sonë”
Në prill doli në qar-
kullim me bekimin e
Kryepiskopit Anastas
libri “Dhimitër Beduli –
Bir i zgjedhur dhe i për-
kushtuar i Kishës so-
në”, i cili është shtypur
në shtypshkronjën
Ngjallja dhe gjendet në
të gjitha pikat e shitjes
të Kishës sonë. Libri
është një përmbledhje
materialesh të shkru-
ara nga dhe për të ndje-
rin z. Beduli.
Nëpërmjet faqeve
të tij del me gjithë di
mensionin e saj figura
e shquar e këtij biri të
Kishës Orthodhokse, i
cili gjithë jetën ia kush-
toi mbrojtjes dhe mësi-
mit të besimit. E gjithë
kjo është shprehur jo
vetëm nëpërmjet letër-
këmbimeve apo atyre
që z. Beduli shkroi, por
veçanërisht del në pah
në vlerësimet për të të
personaliteteve, si Pa-
triku Ekumenik Var-
tholomeu I, Fortlumtu-
ria e Tij Kryepiskopi
Anastas, nga personali-
tete të njohura të kul-
turës shqiptare etj.
Libri është i ndarë
në disa kapituj sipas
tematikës: “Momente
nga jeta dhe veprimta-
ria”, “Të veçanta të pe-
nës së tij”, “Pjesë nga
letërkëmbimi” dhe “Për
të…”
Korresp. i Ngjalljes