Libra me vlera fetare dhe kulturore
Mitropoliti i Nikopolit Meleti
Ç’është Krishti?
Ka pak kohë që doli në qarkullim libri i
ri “Ç’është Krishti?”. Libri është shkruar
nga Mitropoliti i Nikopolit Meleti, dhe
përkthyer nga z. Vasil Petro Xhaferi.
Ky libër interesant është botuar me
bekimin e Fortlumturisë së Tij
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë +Anastasit. Sa për të njohur
lexuesit po botojmë fragmente nga libri:
“… Shën Joan Teologu shkruan:
Po të dojë njeri të shkruajë për Krishtin,
të gjitha sa është e mundur të kontrollohen
për personin dhe veprën e Tij, e gjithë bota
nuk do t’i nxëjë librat që do të duhet të
shkruhen (Joani 20:30).
U kufizova të shkruaj pak. Ato që
mjaftojnë t’ju ndihmojnë të besoni se Jisui
është Biri i Perëndisë dhe duke besuar në
Të, të fitoni jetë të përjetshme në Emrin e
Tij (Joani 20:30).
… Krishterimi nuk është fe. Fe është
përpjekja që bën njeriu të gjejë rrugën për
te Perëndia. Krishterimi na flet për diçka
të kundërt; për përpjekjen që bën Perëndia
të gjejë njeriun.
Këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë.
Mendimet që qarkullojnë janë tragjikisht
të thjeshta. Dhe zakonisht me disa
thjeshtëzime, kujtojnë se zgjidhin
problemet shkencërisht. Kohët e fundit
kisha njohur një pedagog universiteti, që
thoshte seriozisht:
– Çdo njeri që shkon në Kishë është i
krishterë.
Nuk u përmbajta dhe i thashë:
– Sipas këtij mendimi çdo njeri që shkon
në garazh bëhet automobil! Çfarë lidhje ka
paraqitja trupore në një Kishë me besimin
e krishterë. I krishterë është ai që beson
drejt te Krishti.”