EmailFacebookKontakt

Libër i ri për mësimin e besimit Orthodhoks

KATEKIZMI I KRISHTERË ORTHODHOKS
Jeta jonë me Zotin
Pjesa B · Vol II * Mësimi 19-56

Doli nga shtypi libri i ri i katekizmit të krishterë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai titullohet “Jeta jonë me Zotin” dhe është botuar me bekimin e Kryepiskopit Anastas.

Libri ka vlera të veçanta përsa i përket mënyrës së trajtimit të veçorive moshore dhe metodave për përvetësimin e mësimeve për besimin tonë orthodhoks. Ai është i pari i një serie librash katekizmi, që do të botohen në të ardhmen. Një tjetër veçori e tij është, se shoqërohet edhe nga një tjetër libër, me udhëzime për mësuesit e katekizmit.

Këta libra do t’i bëjnë më shumë interesante orët e mësimit, brenda të cilave përmblidhen histori nga Ungjilli, ushtrime, lojëra, psalme dhe këngë kishtare.

Librin mund ta gjeni pranë kishave dhe grupeve të katekizmit dhe ai do të jetë një nxitje më shumë për prindërit, që të regjistrojnë fëmijët në këto grupe, por edhe do ta bëjë më tërheqëse orën e mësimit për ta.

Për realizimin e këtij libri kanë kontribuar shumë teologë, specialistë të mësimdhënies dhe të psikologjisë së fëmijve.