EmailFacebookKontakt

Liban – Rikthim në normalitet

Rreth 350 vetë, përfaqësues të enorive, manastireve dhe shoqërive dioqeziane morën pjesë në Bashkimin kleriko-laik të dioqezës së Tripolit në Libanin e veriut, që u zhvillua nën kryesinë e mitropolitit vendas Ilia. Ky takim pati për fillim njohjen me gjendjen e kësaj dioqeze të Patriarkanës së Antiokisë dhe përgatitjet për mbajtjen e një asambleje të afërme, që do të zgjedhë një këshill dioqezian, i cili do të ndihmojë episkopin në punën e tij.

Në diskutimin e tij, mitropoliti Iha u shpreh që “gjërat po evoluojnë mirë”. Ai ishte i kënaqur tek shihte të ringritura të gjitha këshillat enorike dhe nënvizoi që etapa pasuese ka krijuar strukturat respektive në nivel dioqeze. Tashmë, theksoi ai, “institucionet sociale, edukative dhe shpirtërore të episkopatës punojnë mirë”.

Kjo mbledhje u konsiderua prej vëzhguesve si një shenjë inkurajuese dhe shpresëdhenëse e kthimit në një praktikë normale në administrimin e kësaj dioqeze orchodhokse, nën udhëheqjen e episkopit, klerit dhe laikëve, pas periudhes të gjatë dhe tepër të vështirë të luftës civile, që paralizoi aktivitetin pastoral dhe atë administrativ të Kishes