Liban
Asambleja episkopale e patriarkanës së Antiokisë
Asambleja vjetore e episkopatës së Kishës Orthodhokse të Antiokisë u zhvillua më 11-12 qershorin e kaluar në manastirin e Shën Ilias në Shuvaja (Liban), nën drejtimin e primatit të saj, patrikut Ignat IV. Kjo asamble, që mbledh episkopët e dioqezave të patriarkanës së Antiokisë në Lindjen e afërme dhe të Mesme, u zhvillua mbi temën që do të jetë baza e këshillit lokal të Kishës së Antiokisë që do mbahet vjeshtën 1997: Priftëria dhe shërbimi pastorial, liturgjia dhe familja.