EmailFacebookKontakt

Letra ngushëllimi të Kryepiskopit Anastas për popujt e prekur nga tërmeti shkatërrimtar

Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Drejtuar Tërëshenjtërisë së Tij,
Patriarkut Ekumenik, z. Vartholome,
në Konstandinopojë

Tërëshenjtëri,
Me ankth në zemër po ndjekim sprovën e madhe që po kalojnë gjithë banorët e Turqisë për shkak të pasojave të tërmetit të fuqishëm dhe katastrofik të këtyre ditëve.

I përgjërohemi pareshtur Perëndisë së dhembshurive dhe të ngushëllimit, që t’i lehtësojë dhe t’i ngushëllojë vëllezërit tanë që po sprovohen në vështirësi, në fatkeqësi e në hidhërim, dhe të drejtojë mendimet dhe veprimet tuaja në mbështetje dhe përkrahje të tyre.

Me nderim të madh dhe me dashuri gjithmonë të sinqertë në Krishtin, Shpëtimtarin tonë.

Tiranë, 6 shkurt, 2023

Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Drejtuar Fortlumturisë së Tij,
Patriarkut të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes, z. Joan,
në Damask

Fortlumturi,
Me ankth në zemër po ndjekim sprovën e madhe që po kalojnë banorët e Sirisë, për shkak të pasojave të tërmetit të fuqishëm dhe katastrofik të këtyre ditëve.