EmailFacebookKontakt

Letër urimi e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV

Fortlumturia Juaj,

Kam nderin t’ju transmetoj mesazhin e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, adresuar Fortlumturisë suaj me rastin e ditës suaj të emrit:

Fortlumturisë së Tij, Joanit

Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë

Ditën kur Kisha e Lindjes kremton përkujtimin liturgjik të jetëndërrimit të Apostullit dhe Ungjillorit Joan, shenjtorit tuaj, lutem për ju, Fortlumturi, që Perëndia i Tërëfuqishëm t’ju bekojë me dhurata të bollshme shpirtërore juve, si dhe të gjithë sa i janë besuar përkujdesjes suaj.

Shpresoj gjithashtu që, në imitim të Apostullit Joan, Fortlumturia juaj si dhe e gjithë Kisha e Shqipërisë ta mbani gjithnjë vështrimin të ngulur te Zoti Krisht dhe tek plotësia e jetës dhe e dashurisë që na pret në kthimin e Tij të lavdëruar, teksa vazshdojmë të rrugëtojmë përpara, nën udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë, në udhën drejt pajtimin dhe rivendosjes së plotë të kungimit mes Kishave tona.

Duke ju uruar përzemërsisht, shkëmbej me Fortlumturinë tuaj përqafim vëllazëror të paqes në Zotin.

Leo PP. XIV

Shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur Fortlumturisë suaj konsideratat e mia të larta.

Mons. Ionut Paul Strejac
I ngarkuari me punë i Vatikanit në Shqipëri