Takim ekumenik
Letër
të krishterëve
të Evropës: “Drita e Krishtit i ndriçon të gjithë” Nga 24-27 janar, në Romë u mblodhën 150 përfaqësues, nga 44 vende, anëtarë të organizmave e lëvizjeve ekumenike. Takimi, i cili ishte organizuar nga Konferenca e Kishave Evropiane (KKE) dhe Këshilli i Konferencave Evropiane të Episkopëve (katolikë-KKEE), ishte stadi i parë i përgatitjeve për Asamblenë e Tretë
Ekumenike të Kishave të Evropës (EEA3).
Në fund të takimit, pjesëmarrë- sit i drejtuan një letër të gjithë të krishterëve të kontinentit tonë, duke i ftuar ata të përfshihen në këtë proces, që do të kulmojë në shtaor 2007, me Asamblenë që do të mba- het në qyetin Sibiu të Rumanisë.
Në letër, ndër të tjera thuhet:
… Jemi impenjuar në një rrugë-tim të përbashkët; kemi kërkuar të krijojmë një klimë besimi reciprok dhe mirëkuptimi, duke punuar e u lutur së bashku….Çdo i krishterë ftohet t’i bashkohet këtij pelegri-
nazhi shprese dhe të japë dëshmi të përbashkët, duke udhëtuar me Krishtin në kërkim të një thirrjeje të re për Evropën. Kontinenti ynë ka bërë hapa të mëdhenj në politikë e kulturë, e megjithatë, shfrytëzimi, shtypja dhe dhuna mbten ende pengesa në rrugën tonë. Marrim frymëzim nga tema jonë “Drita e Krishtit i ndriçon të gjithë. – Shpresë për rinovim dhe unitet në Evropë” dhe kërkojmë të dësh- mojmë besimin tonë në kontekstin e ri evropian, ku besimi shpesh lihet në periferi të jetës sociale. Kjo detyrë do të ndriçohet nga dashuria e Krishtit dhe forca e Shpirtit,
që shëron plagët e njerëzimit…
Letra përmban edhe udhëzime praktike se si mund t’i bashkohesh asamblesë dhe veprimtarive për të, sidomos për stadin e dytë, që do të bazohet në takime në rang kombë- tar e rajonal etj.
Takimi në Romë përfshinte në program edhe një veprimtari të përbashkët me Papën Benedikti XVI.
Dy asambletë e mëparshme ekumenike janë mbajtur në Bazel, më 1989 dhe në Gratz, më 1997 (ku mori pjesë për herë të parë edhe Kishajonë).
Korresp. i Ngjalljes