Patriarku i Rumanisë, † Danieli
Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga kjo jetë e vëllait tonë të dashur në Krishtin, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, një figurë e shquar e Orthodhoksisë bashkëkohore dhe një mik i ngushtë i Kishës Orthodhokse të Rumanisë.
Në emër të hierarkëve, klerit dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Rumanisë, u përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe mbarë Kishës Orthodhokse Atoqefale të Shqipërisë.
Njëkohësisht, lutemi që Zoti ynë, Jisu Krisht, i Cili është ngjallja dhe jeta (Joani 11:25), ta prehë shpirtin e Kryepiskopit Anastas në banesat e shenjtorëve të Tij të dashur, ku nuk ka më dhimbje, as hidhërim, as psherëtimë, por jetë të përjetshme.
Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm, brez pas brezi!
† DANIELI
Patriarku i Rumanisë