EmailFacebookKontakt

Letër ngushëllimi nga Mitropoliti i Polonisë, † Sava

Mitropoliti i Polonisë, † Sava

Sinodit të Shenjtë të Episkopëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, Tiranë

Në emër të Kishës Orthodhokse të Polonisë, i dërgoj episkopatit, klerit dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë ngushëllimet e mia të sinqerta për fjetjen më Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.

Ju sigurojmë për lutjet tona që shpirti i Kryepiskopit të ndjerë Anastas të gjejë paqe.

Sot, më 25 janar 2025, gjatë Liturgjisë Hyjnore në Katedralen Mitropolitane të Shën Maria Magdalenës në Varshavë, në festën e shenjtorit të madh, Shën Savës së Serbisë, u lutëm për paqen e shpirtit të tij.

Kryepiskopi Anastas ishte një njeri i madh, një klerik, një teolog i shquar, një aktivist në Kishë, një rilindës i Kishës së Shqipërisë nga hiri. Ai shqetësohej veçanërisht për mungesën e unitetit në Kishën Orthodhokse. Kryebariu i ndjerë ishte gjithashtu Doktor Nderi i Akademisë Theologjike të Krishterë në Varshavë.

Ne e donim, e vlerësonim dhe punuam së bashku në fusha të ndryshme të jetës kishtare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij!
† SAVA
Mitropolit i Varshavës dhe i Gjithë Polonisë