EmailFacebookKontakt

Letër ngushëllimi nga Kryepiskopi i Qipros, † Georgios

Kryepiskopi i Qipros, † Georgios

Mitropolitit të Korçës, hirësi Joanit, Mbikëqyrësit të Sinodit të Shenjtë të Kishës fort të Shenjtë të Shqipërisë

Hirësi,
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e jetëndërrimit të Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.

Kryepiskopi i ndjerë u dallua për etikën, urtësinë dhe zellin e tij në punë. Ai ofroi, gjithashtu, për shumë vite, shërbime të paçmuara si në veprimtarinë misionare, ashtu edhe në fushën akademike, veçanërisht në teologji dhe shkencat e religjionit.

Duke shprehur ngushëllimet tona më të përzemërta ndaj Kishës Motër të Shqipërisë për këtë humbje, lutemi që Zoti ta vendosë shpirtin e bekuar të Kryepiskopit të ndjerë në tendat e të drejtëve dhe të ngrejë një pasardhës të denjë, për të mirën e Kishës së Shqipërisë dhe të gjithë Orthodoksisë.

[…]

Me dashuri në Zotin
† GEORGIOS
Kryepiskopata e Shenjtë e Qipros