Kryepiskopi i Çekisë, † Rastislavi
Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Hirësitë Tuaja,
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për fjetjen më Zotin të vëllait tonë të dashur në Krishtin, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Trashëgimia e tij si një shërbëtor i përkushtuar i Kishës, një bari i palodhur dhe një pishtar i besimit, dashurisë dhe dhembshurisë do të mbetet një frymëzim i përhershëm për të gjithë ata që e njohën dhe për të gjithë ata, jetët e të cilëve ai preku. Kontributet e tij të jashtëzakonshme, si për Kishën ashtu edhe për botën, janë të pamatshme. Udhëheqja, mençuria dhe angazhimi i tij i palëkundur për shpalljen e Ungjillit do të mbahen mend me dashuri dhe admirim.
Në këtë kohë të humbjes së madhe, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe për të gjithë Kishën Orthodhokse në Shqipëri.
Lutemi që Zoti ynë, i Cili nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve, të pranojë shpirtin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas në Mbretërinë e Tij dhe t’i japë prehje në vendin ku nuk ka as dhimbje, as hidhërim, por vetëm jetë të përjetshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Fortlumturisë së Tij, Anastasit!
† RASTISLAVI
Kryepeshkop i Presovit,
Mitropolit i Tokave Çeke dhe Sllovakisë