EmailFacebookKontakt

Letër falënderimi nga Eleni Talaj

Kam kohë që ndiej thellë në shpirt një mirë- njohje që nuk shprehet me fjalë dhe një falënderim prekës e ngazëllues që Kisha, nën kujdesin atëror të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas tre- goi ndaj familjes sime në çatet më të vështira të jetës. Para 6 vjetësh familja kaloi peripeci të shum- ta. Burri nuk kryente siç duhet detyrimet famil- jare dhe keqkuptimet arritën deri në divorc. Barrën më të madhe të kësaj fatkeqësie e hoqën tre fëmijët tanë (6-12 vjeç). Për më tepër kushtet e jetës u rënduan sepse dhoma përdhese ku jetonim rrezi- kohej të shembej nga Bashkia, si e paligjshme.

U detyrova të trokas për ndihmë në shumë dyer, por të gjitha qëndruan të mbyllura. Në fund u drejtova tek dera e Kishës. Dhe ndodhi ashtu siç shkruhet në një varg të psalmit “Perëndia nuk e braktis nevojtarin”. Etërit e Kishës dhe gratë e zyrës “Në shërbim të nevojtarëve” më ofruan dashurinë dhe ngushëllimin e vërtetë dhe hapën

dyert e shpresës për të ardhmen e fëmijëve të mi. Me bekim të Kryepiskopit Anastas kjo zyrë më dhuroi ushqime e veshmbathje, si dhe ndihmë me të holla për të përballuar fazën emergjente. Gjithashtu, me këshillat e Atit shpirtëror, mora fuqi e dritë Perëndie për të drejtuar siç duhet punët e familjes. Një hap i rëndësishëm ishte vendimi për të dorëzuar fëmijët e mi Kristina, Joana dhe Jorgo në Shtëpinë e fëmijëve “Shpresa”, të ngritur nga Kryepiskopi në Manastirin e Shën Vlashit. Kjo shtëpi drejtohet me shumë urtësi nga çifti misionar amerikan Charls e Maria Linderman.

Është tepër e dhimbshme për një nënë të shkë- putë nga gjiri 3 fëmijët e saj të shtrenjtë, por u

detyrova ta bëj për të mirën e fëmijëve. Kanë kaluar rreth 4 vjet që nga dita kur fëmijët e mi u bënë pjesëtarë të Shtëpisë së fëmijëve “Shpresa”. Ata ndihen të lumtur bashkë me 34 motra e vë- llezër të tjerë, me të cilët banojnë së bashku. Ata marrin një edukatë të shkëlqyer të krishterë dhe një arsim të plotë e të gjithanshëm, si dhe janë rrethuar nga një dashuri e ngrohtë e përkujdesje prindërore nga njerëz që me shumë zell, sakrificë e dhembshuri punojnë vazhdimisht me ta.

Dëshira ime e vetme është që fëmijët e mi të bëhen njerëz të mbarë, punëtorë të palodhur në vreshtin e Zotit dhe gjithmonë njerëz të sakrificës e të gatshëm për të dhuruar dashuri. Ashtu si Zoti hapi dyert dhe i strehoi në kohë të vështirë, kështu të veprojnë edhe ata me nevojtarë të tjerë.

Me respekt të thellë Eleni Talaj,
besimtare e kishës së Tiranës