EmailFacebookKontakt

Le të mbushë e Tërëshenjta zemrat tona me gëzim dhe hare…

Çdo etapë e vizitave të Kryepiskopit Anastas u kthye në një bashkëbisedim të ngrohtë me besimtarët

D

uke lënë Tiranën, apo enori të mëdha qytetesh, dhe duke treguar edhe një herë tjetër kujdesin për Kishën, së cilës i ka falur gjithë dashurinë, mundin dhe kohën e tij për 19 vjet me radhë, edhe këtë vit Kryepiskopi Anastas zgjodhi të kremtojë Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari në periferi. Fortlumturia e Tij në atmosferën e bukur që krijon kjo e kremte, ishte për tri ditë në disa zona të Mitropolisë së Gji- rokastrës.

Të premten (13 gusht), Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar edhe nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri, vizitoi fshatin Bularat, ku në kishën e Shën Athanasit kry- esoi Shërbesën e Paraklisit për të Tërëshenjtën, një nga akolluthitë më të bukura të Kishës sonë Orthodhokse. Në veçanti psalja e tropareve nga të rinjtë dhe të rejat, fryt i punës shpirtërore që gjithë këto vite realizohet nën kujde- sin e tij, krijuan atmosferë kataniktike në kishë dhe në oborrin e saj të tejmbushur nga besimtarë të shumtë. Ata kishin ardhur dhe nga fshatrat përreth me të marrë lajmin e pranisë së tij. Me një ndjesi të veçantë e përjetuan këtë ngjarje sidomos ata besimtarë që jetojnë përkohësisht në Greqi dhe këto ditë mbushin fshatrat dhe enoritë e Mitro- polisë së Gjirokastrës. Të gjithë ndienin gëzim dhe emocion të veçantë duke marrë bekimin e Kryepiskopit. Çdo ditë e më shumë besimtarë kuptojnë shkallën e sakrificës personale të Fortlumturisë së Tij, i cili ndoqi rrugën, që ndryshe nga shumica të cilët largoheshin nga vatrat e tyre të lindjes, ai vinte këtu për të vuajtur gjithë atë sakrificë të ringritjes nga hiri i shkatërrimit ateist të Kishës sonë.

Në fund të shërbesës Kryepiskopi u foli besimtarëve për figurën e së Tërëshenjtës Mari, pozicionin e saj në Kishën Orthodhokse dhe jetën e saj adhuruese. Duke iu referuar tropareve që psalen gjatë gjithë periudhës para të kremtes së Fjetjes, tropare mallëngjyese dhe prekëse, Kryepiskopi u tha besimtarëve se veç të tjerave ne i lutemi Nënës së Zotit Krisht të falë në zemrat dhe shpirtrat tanë gëzim. Nuk jemi një besim i trishtimit dhe melankolisë, por një besim i gëzimit dhe haresë. Dhe burimi i gëzimit

tonë nuk është një arsye çfarëdo, por vetë dhuruesi i tij, Zoti Krisht. I nxiti orthodhoksët që sytë e lutjes së tyre t’i kenë vazhdimisht të kthyer nga e Tërëshenjta Mari, ta kenë atë shembull për imitim në bindje dhe përulësi, ta rrënjosin thellë në shpirtin e tyre ikonën e saj.

Në qendrën shpirtërore të kishës u servir glikoja tradi- cionale në mbrëmje dhe besimtarët patën rastin të bise- dojnë nga afër me Kryepiskopin për problemet dhe gëzi- met e tyre, të lidhura me familjet dhe fshatrat e tyre, dëgju- an këshillat atërore të tij. Veçanërisht iu shprehën falënde- rime të përzemërta për gjithçka është realizuar në vendlindjen e tyre nën kujdesin e Tij: rigjallërimi dhe rikonstruksioni i kishës së Shën Athanasit, ujësjellësi që merr ujë nga burimet e malit, përforcimi i rrjetit elektrik dhe në veçanti konvikti orthodhoks i vajzave, që i jep jetë dhe gjallëri kë- tij fshati, shkollës së tij dhe gjithë zonës më gjerë.

* * *

Të nesërmen pasdite Kryepiskopi Anastas ishte në fshatin Dervician, kisha e madhe e të cilit i kushtohet Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, që kremton në këtë ditë. Kryepiskopi kryesoi Shërbesën e Mbrëmësores, Litaninë e Ikonës së Shenjtë të Fjetjes dhe Bekimin e Pesë Bukëve, që ua ndau qindra besimtarëve që ishin mbledhur me një (vijon në faqen 4)

“_LE TË MBUSHË E TËRËSHENJTA ZEMRAT TONA ME GËZIM DHE HARE…”

(vijon nga faqja 1) gëzim të trefishtë: për festën e fshatit të tyre, për faktin se ishin mbledhur përsëri nga vendet ku jetojnë e punojnë dhe për praninë e Fortlumturisë së Tij.

Edhe këtu Kryepiskopi pati rastin t’u flasë dhe t’i nxisë në një besim më të thellë, më të gjallë, më të nxehtë te Zoti Krisht me ndihmën dhe ndërmjetimet e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari. Edhe një herë tjetër Kryepiskopi i mëshoi idesë se ne Orthodhoksët guxojmë dhe jemi entu- ziastë edhe kur të gjithë përpiqen të theksojnë anët e errëta të jetës, guxojmë të shpresojmë

edhe kur të tjerët përpiqen të na çorientojnë në vështirësitë e krizave, të konflikteve etj. Dhe kjo shpresë e jona, ky entuziazëm dhe optimizëm nuk janë kot, nuk janë bosh: e kanë zanafillën dhe ushqehen vazhdimisht nga besimi ynë te Zoti i gjithësisë, mbështeten te lutja jonë. Edhe një herë foli për figurën e së Tërëshenjtës, për mënyrën sesi nderohet ajo realisht, jo thjesht duke ndezur qiri dhe llambadhë në ikonën e saj, por duke e mbajtur të ndezur këtë llambadhë në zemrat tona. Besimi ynë Orthodhoks nuk është vetëm dashuri, tha Kryepiskopi, është edhe gëzim dhe këtë gëzim e hare në zemrat tona e

fal Krishti Perëndi me ndërmjetimet e Nënës së Tij të Pacenuar.

Të tretën ditë, të Dielën, 15 Gusht, ditën e të Kremtes së Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, Kryepiskopi Anastas ishte mes besimtarëve në enorinë e madhe, por disi të izoluar të Dhrovjanit. Në kishën e madhe të Shën Nikollës ai kreu Liturgjinë Hyjnore dhe kungoi besimtarët e shumtë me misteret e shenjta.

Në predikimin e ditës Kryepiskopi u foli përsëri besimtarëve për të Tërëshenjtën Mari, për Hirin e saj që na mbledh çdo vit, por edhe për fuqinë e ndërmjetimit të saj te Biri dhe Zoti ynë Jisu Krisht. Atmosfera në Kishë dhe në oborrin e saj dhe në të gjithë qendrën e fshatit ishte e gëzuar dhe festive. Ishin të ngrohta fjalët që të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël, kishin për të thënë për Kryepiskopin, falënderimi i tyre ishte nga shpirti. Dukej lehtë se në veçanti të rinjtë, ndonëse larg vendlindjes ndjekin me kujdes gjithçka realizohet në Kishë dhe ndihen për këtë krenarë. Ishin të shumtë qe ia thoshin këtë gjë Atit tonë shpirtëror: na bën të ndihemi krenarë kudo ku jemi dhe punojmë e jetojmë.

(Korresp. “NGJALLJA”)