Nëse Perëndia do dënonte hapur të këqinjtë dhe do të dekoronte hapur të drejtët, atëhere shumica do të bëheshin të drejtë për arsye tregëtare.
Sidoqoftë, jeta e qiellit këtu i ka preludet e veta: “Lavdi e nder e pajtim mbi cilindo që punon të mirën” (Rom. 2, 10), ashtu si edhe jeta e Ferrit – këtu e ka zanafillën e vet: “Hidhërim dhe shtrë-ngim mbi çdo shpirt njeriu që punon të ligën”. (Rom. 2.9)
Këtu, mbi tokë, Perëndia heshturazi dekoron të virtytshmit dhe heshturazi dënon mëkatarët.
I krishterë, sikurse besimi yt është i vërtetë dhe i shenjtë, nëse edhe jeta jote nuk është e mirë dhe e shenjtë, mos shpreso që të shpëtosh. Duhet që të jetosh ashtu siç beson dhe atëhere falendero Perëndinë për tri gjëra: Së pari, ngaqë je i krishterë dhe jo pa fe, së dyti: që je i krishterë orthodhoks dhe jo heretik, dhe, së treti: që je i krishterë orthodhoks, si në besim ashtu edhe në jetë.
Atëhere, atëhere shpreso të shpëtosh, të shijosh mbretërinë e qiejve.