EmailFacebookKontakt

Lartësimi i natyrës njerëzore

LARTËSIMIINATYRËS NJERËZORE
Prof. Dr. Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe Gjithë Shqipërisë
Fragment nga libri
“Hierapostullim në gjurmët
e Krishtit ”
A
Kulmi i lavdisë
së natyrës njerëzore
Me zhvillimin e shkencave dhe
të teknologjisë në shekullin e 20-të,
shumë folën për fuqitë mahnitëse
të njeriut. Madje, u dëgjuan edhe
shprehje fjalëmëdha dhe deklarata
si: “Perëndia vdiq. Perëndi jemi ne
vetë”. Zëra që vijnë sijehonë direk-
te e pohimit të djallit në Eden: “dhe
do të jeni perëndi, duke njohur të
mirën dhe të ligën” (Gjen.3:5). Por
djalli nuk mund të krijojë diçka me
të vërtetë të re. As nuk është në gje-
ndje që të krijojë. Me mendimin e
tij të vjetër e shtrembëroi të vërte-
tën dhe e shndërroi në gënjeshtër.
Kështu, në Eden përdori si pikë-
nisje një të vërtetë bazike, të cilën
e formuloi në mënyrë të tillë që të
shtynte njerëzimin në drejtimin e
gabuar: në rrugën e vetëlartësimit
dhe të vetërealizimit.
Dëshira e njeriut për të lartësu-
ar veten e tij deri në fronin e Perë-
ndisë nuk është absolutisht e ga-
buar. Kryesisht është shtrembërimi
i një prirjeje që ka origjinë hyjnore.
Sepse Perëndia e krijoi njeriun
“sipas ikonës’ së Tij, që të jetë ba-
shkë me Atë.
Njerëzimi gjeti përfundimisht
drejtimin e duhur për tek froni i
Perëndisë nëpërmjet Jisu Krishtit,
“Adamit të dytë”. Kjo është tema
kryesore e mesazhit të krishterë,
që kulmon në të kremten e Analip-
sit, Ngritjes në Qiell. Destinacioni
final i njeriut është pikërisht hyjni-
zimi. Por kjo është e mundur vetëm
në Krishtin, i cili “e boshatisi veten
duke marrë formë shërbëtori”
(Fil.2:7).
Ky mesazh themeltar theolo-
gjik na transmetohet nga e kremtja
e Ngritjes së Zotit në Qiell. Sipas
ndërgjegjes kristologjike dhe asaj
adhuruese të Kishës së vjetër, të
bashkuar, në Ngritjen në Qiell shi-
kojmë plotësimin, “fundin” e të
gjitha fazave të tjera vendimtare të
jetës së Perëndinjeriut. Zbritja e
Fjalës së Perëndisë nga qielli në
tokë nisi me Ungjillëzimin. Ngritja
e vetë Fjalës së Perëndisë nga toka
në qiell plotësohet me Ngritjen e
Zotit në Qiell. Ungjillëzimi ishte
parathënia e Mishërimit, kurse
Ngritja në qiell pasoja e tij. Në
rastin e parë, Ai, i zhveshur prej
trupit, zbriti nga qielli në tokë,
ndërsa tani ngrihet nga toka në qiell
duke lartësuar me veten e Tij naty-
rën njerëzore. Dyzetë ditë pas
lindjes së Tij u çua në tempull dhe
si i “parëlindur” iu përkushtua
Perëndisë sipas Ligjit. Dyzetë ditë
pas Ngjalljes së Tij, të rilindjes së
gjinisë njerëzore, u ngjit në
tempullin e përmbiqiellshëm si “i
parëlinduri ndër të vdekurit”, për
t’i paraqitur Perëndisë dhe Atit “të
shenjtë dhe të pastër”, natyrën
njerëzore në Atë.
“Fjala i parajetshëm dhe i
pafillim, i cili ngriti natyrën nje-
rëzore duke e perëndizuar misti-
kisht, sot u ngrit në qiell. Engjëjt
duke rendur përpara i tregojnë
apostujve Zotin që po ecën në
qiejt me lavdi të shumtë, duke
iu falur atij thoshin: Lavdi Perë-
ndisë që u ngrit në qiell” (Kathiz-
më e Mëngjesore së të kremtes).
Çelës bazik për kuptimin theo-
logjik të mesazhit të së kremtes së
Ngritjes së Zotit në qiell ngelet
koncepti biblik i Krishtit “si Adami
i dytë” dhe “i parëlinduri” i mbarë
krijesës. E tërë ekonomia hyjnore
në Krishtin nuk sjell thjesht pajti-
min midis Perëndisë dhe njeriut,
por i rilidh ato që mëkati i Adamit
të parë i kishte ndarë: njerëzoret
dhe qielloret. I rijep natyrës njerë-
zore “lavdi” hyjnore. Sikundër
rënia e Adamit i çeli njeriut rrugën
drejt Hadhit, kështu edhe lartësimi
i “Adamit të dytë”, i Jisu Krishtit,
çeli derën për hyrjen tonë në qiell,
ku mbizotëron absolutisht prania
dhe vullneti i Perëndisë.
Me Lindjen e Tij Krishti u bë
“i parëlindur në shumë vëllezër”
(Rom.8:29). Prania dhe vepra e
Tij kanë mbarëbotërore. Është “i
parëlinduri i mbarë krijesës”
(Kol.1:15), “fillimi, i parëlinduri
prej të vdekurve, që të bëhet ai i
pari në të gjithë” (Kol.1:20).
Qëllimi qendror i misionit
shpëtimtar të Zotit nuk ishte të
shtonte disa parime morale ose të
qartësonte disa pikëpamje të
Dhiatës së Vjetër, por të ripërtë-
rinte në mënyrë ontologjike “të
gjitha”; të lartësonte atë që kishte
rënë, të bënte të paprishur, të
lavdëronte atë që ishte e denjë për
t’u dënuar, të hyjnizojë njerëzoren.
Pikërisht kjo ngelet zemra e mesa-
zhit ungjillor, se Jisu Krishti u mi-
shërua, “jetoi ndër ne”, predikoi
Mbretërinë e Perëndisë në fjalë
dhe në fuqi, pësoi për ne, u ngjall,
(vijon në faqen 8)

LARTËSIMIINATYRËS NJERËZORE
(vijon nga faqja 7)
u ngrit në qiell, duke i çelur njerëzimit
Mbretërinë e Perëndisë. E transformoi natyrën
njerëzore të cilën e mori, natyrën tonë, dhe si
përfundim e lartësoi me trupin e lavdëruar të
personit të Tij perëndinjerëzor në qiell, atje ku
Perëndia është absolutisht i pranishëm, përmbi
dhe përtej mundësisë së kuptimit tonë e
megjithatë aq pranë nesh.
Gjuha e vjetër klasike, e lidhur me një
koncept statik të vendit dhe të kohës- “lart”,
“poshtë”- kërcënon të na izolojë në dilema të
rreme dhe të rrezikshme në lidhje me praninë
e Krishtit në qiell e njëkohësisht “me ne”. Me-
gjithatë, hapjet e reja të shkencave të natyrës
na nxjerrin në pah se koncepti i vendit nuk
është statik, se gjithësia gjendet në lëvizje, se
vendi ndodhet në një zhvillim të pandërprerë.
Hapësira dhe koha varen ndërsjelltasi njëra
nga tjetra.
Marrja e natyrës njerëzore dhe lartësimi i
saj j anë kryer në mënyrë ontologjike nga “vëllai
i parëlindur”, Perëndinjeriu Zoti ynë. Kjo
ngjarje përbën pikën kulmore të lavdisë
njerëzore. Por për ne ngelet një mundësi e ma-
dhe, ende e pavënë në shfrytëzim. Çdo njeri,
si person i lirë, ftohet në mënyrë të lirë ta pra-
nojë, ta aktivizojë me fuqinë e Shpirtit të Shenj-
të, i cili sjell Mbretërinë e Perëndisë përbrenda
nesh dhe na udhëheq “në gjiret e Atit”.
B
Vlera e jashtëzakonshme
e botës materiale
dhe e njeriut
Ndërsa në pamje të parë shfaqen si teorike,
këto të vërteta, kanë si të gjitha dogmat e
Kishës referime të drejtpërdrejta në probleme
praktike dhe konkrete të jetës sonë, ashtu si
ekuacionet matematikore ofrojnë zgjidhje për
shumë probleme praktike të fizikës
1. Të parit e rëndësisë së lartësimit të trupit
njerëzor me Ngritjen e Krishtit, thekson pikë-
risht vlerën e jashtëzakonshme të botës ma­
teriale dhe të njeriut si një entitet psikosomatik.
Krishti shenjtëron trupin njerëzor, e trans-
formon, e ngjall, dhe e lartëson në qiejt: trupi i
Perëndinjeriut, i cili, para Ngjalljes së Tij, punoi,
eci, shërbeu, u mundua, u kryqëzua dhe mban
“shenjët e gozhdave”. Zbulesa e krishterë nuk
flet për çlirimin e frymës dhe të shpirtit nga
prangat e trupit, siç bëjnë filozofi dhe sisteme
të tjera fetare. Është e kundërt ndaj çdo lloj
idealizmi abstragues dhe ndaj çdo humanizmi
ateist. Predikon ngjalljen dhe lartësimin e mbarë
natyrës njerëzore. Pasi u çua tek Ati, natyra e
rilindur njerëzore arriti në majën e zhvillimit të
saj. Njeriu dhe bota fitojnë një dinjitet dhe
rëndësi të papërshkrueshme dot me fjalë.
Ata që përkujdesen me respekt për njerë-
zoret, për sigurimin e shëndetit, të lirisë, të
drejtësisë, të dinjitetit të të gjithë personave
njerëzore, gjenden të sintonizuar në një fre-
kuencë me qëllimin e madh të lartësimit të
qenies njerëzore, që u realizua nga Krishti i
ngjallur dhe i ngritur në qiell. Që dikush të jetë
me të vërtetë njeri, duhet të jetë “i perënditrajt-
shëm”. Jisui ngelet gjithmonë masa e plotësisë.
Duke qenë se shpeshherë jemi robër të një
prirjeje theologjike post-augustiane, për të
nënvlerësuar qenien njerëzore, është e nevoj-
shme të rigjejmë respektin ndaj natyrës njerë-
zore dhe të kuptojmë mundësitë e mahnitshme
të saj, horizontet e pakonceptueshme që u
çelën për atë nga Jisui i ngritur në qiell.