LARTËSIMIINATYRËS NJERËZORE
Prof. Dr. Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë
Fragment nga libri “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”
(vijon nga numri i kaluar)
II
PASOJA TE LIDHURA DREJTPERDREJT ME NJERIUN
Vepra hierapostolike, në të cilën shërbejmë, nuk është thjesht deklamimi i një predikimi moralist ose thirrje në shpëtim vetëm e disa individëve, por është ftesa për një rrugëtim në liturgjinë e metamorfozës të mbarë botës, në aktivizimin e mundësisë njerëzore për lartësim, “lartësimin” e mbarë natyrës njerëzore, deri në “fronin e Perëndisë”, në hyjnizimin sipas hirit me pjesëmanjen e njeriut në jetën e dashurisë së Trinisë së Shenjtë të lumur.
Me hierapostullimin e Kishës, njerëzit ftohen të përftojnë mundësitë e pafundme, që iu dhanë njerëzimit me mishërimin dhe ngjalljen e Krishtit (Rom.8:17), që të marrin pjesë në plotësinë e jetës, “që të kenë jetë dhe ta kenë atë me tepri” (Joan.10:10). Pjesëmarrjajonë në këtë jetë, në këtë lavdi do të mbërrijë në zhvillimin e saj të plotë në të fundmet, në Ardhjen e Dytë. “Kur Krishti të shfaqet, jetajonë, atëherë edhe ne bashkë me Atë do të shfaqemi në lavdi” (Kol.3:4). Kjo lavdi hyjnore rrezaton vazhdimisht në mbarë botën, në tërë krijesën. Krishti i ngritur në qiell, është “Ai që i mbush të gjitha”. Mbretëria e Perëndisë, e cila tashmë ka filluar përbrenda nesh dhe në përmbushjen e së cilës shpresojmë, përjetohet në këtë mënyrë me një shpresë dinamike mahnitëse.
Pas Ngritjes në Qiell, nxënësit “u kthyen në Jerusalem me hare të madhe” (Llk.24:52), të mbushur me siguri, fuqi, vizion, shpresë. “Ky (vijon në faqen 2)
LARTËSIMIINATYRËS NJERËZORE
(vijon nga faqja 1)
Jisui që u ngjit që prej jush lart në qiell, do të vijë kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell” (Veprat 1:11) – thanë engjëjt, pra vetë ky Jisu me natyrën e tij perëndinjerëzore. Ekziston një gëzim i thellë që buron nga kuptimi dinamik i ardhjes së mbretërisë së Perëndisë, i cili vjen nga siguria se e njohim këtë mesazh shumë të vyer për historinë njerëzore.
Ekziston një ngazëllim brenda fuqisë të cilën e premtoi Krishti “do të merrni fuqi kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju” (Veprat 1:8). Gëzim për shkak të rolit vendimtar që na u besua si “bij të Mbretërisë” dhe që të bashkëpunojmë “si bashkëpunëtorë të Perëndisë” për transmetimin e kësaj dëshmie çliruese “deri në skajet e dheut” (Veprat 1:8).
Transmetimi i Mbretërisë në kufij të rinj, nuk është një aktivitet njerëzor. Shpirti i Shenjtë është ai që vazhdon apostullimin e Krishtit në kohë dhe në vend me nxënësit e Tij “të krisht- trajtshëm”, duke e bërë Mbretërinë të prani- shme dhe aktive “përbrenda nesh”, në çdo njeri, në Kishë. Por kryesisht, ky gëzim i madh derdhet në të gjithë jetën tonë, ndërkohë që kundrojmë mundësitë e mëdha që i çeli njerëzimit dhe mbarë botës Ngritja në Qiell e Zotit. Madje bëhet aktive edhe në orët tona të vështira, kur ndjekim Krishtin në rrugëtimin e Tij në fushën e të korrurave, në rrugët e Jerusalemit shpirtëror, në malin mistik të Metamorfozës, në konfliktin e Tij me udhëhe-
gjirin e Atit”. Ky gëzim nuk është i mbyllur, individual. Ai zhvillohet brenda Kishës, është lavdërimi i komunitetit të besimtarëve, shpall- ja dinamike e mundë- sive të reja të njeriut.
Në vitet e fundit, dëgjohen shumë de- klarime për të drejtat e njeriut. Duke e parë njeriun dhe veprën to- në brenda dritës së Ngritjes të Zotit në qiell, ndërgjegjëso- hemi gjithnjë e më shu- më se misioni ynë i kri- shterë është shpallja dhe përpjekja për të drejtën sublime njerë- zore – pra të bëhet nje- riu ajo për të cilën u krijua, të bëhet “i krisht-trajtshëm”, pe- rëndi sipas Hirit, të realizojë natyrën e tij të vërtetë. Të gjithë të drejtat e tjera njerë-
zore burojnë nga kjo gjë. Me këtë të gjitha gjejnë plotësinë e tyre. Çdo lloj mendimi që mënjanon këtë të drejtë sublime të njeriut, e çon në çorientimin e tij, e bën indiferent për elementin thelbësor të qenies së tij: për origji- nën e tij hyjnore dhe për destinacionin e tij hyjnor.
Detyrimi sublim hierapostolik përmblidhet në shpalljen dhe në përjetimin e faktit se çdo person njerëzor ka të drejtën, por edhe dety- rimin të aktivizojë mundësitë e pafundme që i ofrohen në Krishtin me anë të Shpirtit të Shenjtë. Në këtë mënyrë do të përparojë drejt plotësisë së qenies njerëzore, në lavdinë hyj- nore, në atë që në gjuhën e teologjisë së Kishës Lindore u quajt “hyjnizim”, “në fundin”, të cilin Ngritja në Qiell e Zotit na e zbulon me një mënyrë të guximshme dhe ngazëlluese, duke kapërcyer çdo mendim njerëzor të kthyer në normë dhe statik.