EmailFacebookKontakt

Lartësimi i Kryqit

Lartësimi i Kryqit, që kremtohet më 14 Shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Elena, nëna e perandorit Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u mor nga persianët, rimarrjen e tij nga pera- ndori Irakli, në shekullin VII, kur ai u “lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje e fundit “lartësimi universal” i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit.

“O Zot, shpëto popullin tënd dhe be- koje trashëgimin tënd, dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd.”

(Përlëshorja)

Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke da- shur, shtetit të ri të themeluar prej Teje, dhuroju kurdoherë hir, o Krisht Perë- ndi, jepi forcë dhe gëzim, popullit dhe shtetit tonë, fali fitore e triumf në çdo lu- ftë mbi armiqtë; ji gjithmonë bashkëluf- tëtar, armë për paqe, trofe e pamundur.

(Shkurtorja)

Kryqit tënd po i falemi, o Kryezot dhe Ngjalljen tënde të shenjtë lavdërojmë.

(Himn Nderimi para Kryqit)