Njeriu larg Krishtit, gjendet në errësirën, lodhje dhe pafrytshmëri. Me një fjalë, errësirë, lodhje, pafrytshmëri shoqërojnë njeriun larg Perëndisë. Dhe më tej, larg Krishtit, njeriu ka shqetësim dhe dëm të përjetshëm.
Por, afër Krishtit është drita, mundi dhe frytshmëria. Besimtari punon, lodhet, por me frytshmëri: Puna e tij është e ndritshme dhe mëse prodhimtare. Shikon çfarë ka dhe lavdëron Perëndinë. Shikon çfarë i mungon dhe bëhet i përulur.
Le t’i afrohemi Krishtit, dritës, qetësisë, bollëkut nëse dëshirojmë të shmangim errësirën, shqetësimin, pafrytshmërinë dhe ankthin.