“Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”
Ju ftojmë të mësoni më tepër mbi të vërtetën hyjnore të Zotit tonë Iisu Krisht në takimet që do të zhvillohen:
Vajza 9-12 vjeç. Ditën e premte ora 15.00-16.00
Vajza 12-15 vjeç. Ditën e premte ora 15.00-16.00
Vajza 15-18 vjeç. Ditën e premte ora 15.00-16.00
Vajza 15-18 vjeç. Ditën e shtunë ora 15.00-16.00
Djem 15-18 vjeç. Ditën e shtunë ora 16.00-17.00
Djem 9-12 vjeç. Ditën e dielë ora 12.00-13.00
Djem 12-15 vjeç. Ditën e dielë ora 12.00-13.00
Djem 12-15 vjeç. Ditën e dielë ora 12.00-13.00
Mësimet e katekizmit do zhvillohen në mjediset e Kishës Katedrale “Ungjillzimi i Hyjlindëses.”
Mësimet e gjuhës angleze, me priftëreshën Fotini, do të zhvillohen në Qendrën Rinore në ditët dhe orët e mëposhtëme, duke filluar nga 15 nëntori:
Grupi fillestar: Të martë dhe të enjte, ora 15.30 – 16.30.
Grupi i mesëm: Të martë dhe të enjte, ora 16.30 – 17.30.
A jeni të pagëzuar?
“Pagëzohuni të gjithë në emër të Iisu Krishtit, që tju falen mëkatet, që të merrni Shpirtin e Shenjtë.” (Veprat e Apostujve 2:38)
Për të gjithë ju, që jeni të interesuar për pagëzim (me mosha të ndryshme), jeni të mirëpritur të ndiqni:
Mësimet e reja parapërgatitëse për pagëzim në Kishën e Ungjillëzimit.
Një grup do t’i zhvillojë mësimet çdo të hënë dhe të enjte, ora 16.00 dhe grupi i dytë, çdo të martë dhe të shtunë, po ora 16.00