EmailFacebookKontakt

LAJMËRIM – Diakonia Agapes kërkon Koordinator Projekti

LAJMËRIM

Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), që operon brenda Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kërkon të punësojë:

KOORDINATOR PROJEKTI
(në fushën e shëndetit)

Aplikuesi do të jetë përgjegjës për realizimin e programit “Shëndeti dhe Shoqërizimi i Grave në zonat rurale”, që zbatohet në fshatrat e Shpatit – Elbasan dhe fshatrat e Kavajës.

Aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
– Të ketë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë (preferohen aplikuesit, të cilët kanë përfunduar specializimin për mjek familje)
– Të ketë aftësi komunikuese
– Të zotërojë mirë gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur)
– Të jetë i gatshëm të udhëtojë nëpër Shqipëri
– Të njohë programet bazë të kompjuterit (Word, Exel, Page Maker etj)
– Mosha e aplikuesit të jetë deri në 30 vjeç.

Aplikuesit mund të paraqesin një Curriculum Vitae deri më 25 shkurt, 2004 në adresat e mëposhtme:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
Diakonia Agapes
Kutia Postare 1545
ose: Rruga: “FORTUZI” (ish – çerdhja Nr. 5)

Si dhe mund të kontaktoni nga ora 9:00 – 15:30 me: Ana Luca
Tel: 04 25 63 68 ext.23, Fax: 04 23 05 64,
E-mail: ana.luca@diakoniagapes.org
daoffice@diakoniagapes.org