EmailFacebookKontakt

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha 4-14 vjeç se më dt. 9.10.2004 fillon programi për këtë grup-moshë pranë ambienteve të Kishës së Ungjillëzimit, Tiranë.

Programi do të jetë i larmishëm dhe do të përmbajë: mësim, lojëra të shumta, punëdore, pikturë, teatër etj. Gjatë vitit fëmijëve do t’u ofrohen aktivitete të veçanta nga ku shpresojmë që ata të mbeten të kënaqur dhe me fryte shpirtërore dhe edukative.

Ky program do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 1015-1200.

Jeni të mirëpritur!