EmailFacebookKontakt

Laboratori i ri dentar në shërbim të pacientëve

Qendra Orthodhokse Diagnostike
“Ungjillëzimi”
Rr. Dibrës Nr. 159 IbL360925, 374804
Në muajin tetor për klinikën sto-
matologjike pranë Qendrës Ortho­
dhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”,
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë në vazhdimësinë e punës
së saj për përmirësimin e shëndetit
të popullit, hapi një laborator dentar,
i cili do të shërbejë për profilaksinë e
shëndetit të dhëmbëve. Tashmë,
përveç terapisë stomatologjike, kiru-
rgjisë ambulatore ofrohen edhe shër-
bimet ortopedike, pranë Qendrës Or­
thodhokse Diagnostike dhe labora­
torit të ri dentar (me adresë Rruga e
“Kavajës” Pall. 146 Sh. 1. Ap 1).
Në këtë laborator kryhen të gjitha
punimet ortopedike. Janë për t’u për-
mendur urat fikse si ato të porcelanit
dhe kromozifit si dhe protezat e
lëvizshme që janë protezat e skeletu-
ara ( me krom kobalt) si dhe protezat
komplet me dhëmbë cilësorë.
Laboratori dentar është i pajisur
me aparaturat më moderne, të auto-
matizuara dhe punon me materialet
e kohëve të fundit. Në të punon një
personel i kualifikuar.
Mjeku ortoped, Z. Leonard Strato-
bërdha punon në Qendrën Orthodho­
kse Diagnostike “Ungjillëzimi” çdo të
hënë e të enjte, nga ora 9.00 – 13.00
Besojmë që cilësinë që keni gjetur
në shërbimet e ofruara nga Qendra
Diagnostike Orthodhokse do ta gjeni
edhe në laboratorin dentar.
Ju mirëpresim!