EmailFacebookKontakt

Kyoto 2006 – Kryepiskopi Anastas zgjidhet President Nderi i “Konferencës Botërore të Feve për Paqen”

Kryepiskopi Anastas zgjidhet President Nderi i
“Konferencës Botërore të Feve për Paqen”

– Kjo është organizata më e madhe ndërfetare në botë, e lidhur ngushtë
me Kombet e Bashkuara –

“Konferenca Botërore e Feve per Paqen” (World Conference of Religions for Peace), ose në mëny- rë më përmbledhëse “Fetë për Paqen” (Religions for Peace), me seli në Nju Jork, është sot organizmi më i madh i komuniteteve fetare në botë dhe ka si qëllim bashkëpuni- min e tyre për kapërcimin e konflik- teve, fuqizimin e paqes dhe progresin për të gjithë. U themelua në vitin 1970 dhe përfshin mbi 70 Këshillaj— Nacionalë dhe Lokalë të Këshillave Ndërfetarë. Në këtë organizëm ma- rrin pjesë të Krishterë (Orthodho- ksë, Katolikë, Protestantë); Mysli- manë (Sunitë dhe Shiitë), Hebrenj, Budistë, Induistë, Sikhë etj.). Kë- shilli Ndërfetar i Shqipërisë, në të cilin marrin pjesë komunitetet fetare tradicionale të vendit, u themelua në vitin 2006.

Në fund të muajit gusht, në Kioto të Japonisë, u mblodh Asamble- ja e Tetë Botërore e “Feve për Paqen”, me temë “Përballimin e dhu- nës dhe promovimin e sigurisë me pjesëmarrjen e të gjithëve”. Në kë- të Asamble morën pjesë mbi 800 liderë religjiozë të feve të mëdha, nga

Në zgjedhjet që u bënë në fund të punimeve, u zgjodh President Nderi i këtij organizmi botëror edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, i cili, si Profe- sor i Historisë së Feve të Universi

tetit të Athinës, merr pjesë në mble- dhjet e Konferencës që nga vitet ’ 80. 15.09.2006

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Kyoto 2006
Kryepiskopi Anastas zgjidhet President Nderi i
“Konferencës Botërore të Feve për Paqen”
– Kjo është organizata më e madhe ndërfetare në botë, e lidhur ngushtë
me Kombet e Bashkuara –
“Konferenca Botërore e Feve
per Paqen” (World Conference of
Religions for Peace), ose në mëny-
rë më përmbledhëse “Fetë për Pa­
qen” (Religions for Peace), me seli
në Nju Jork, është sot organizmi
më i madh i komuniteteve fetare
në botë dhe ka si qëllim bashkëpuni-
min e tyre për kapërcimin e konflik-
teve, fuqizimin e paqes dhe progre­
sin për të gjithë. U themelua në vitin
1970 dhe përfshin mbi 70 Këshillaj—
Nacionalë dhe Lokalë të Këshillave
Ndërfetarë. Në këtë organizëm ma-
rrin pjesë të Krishterë (Orthodho-
ksë, Katolikë, Protestantë); Mysli-
manë (Sunitë dhe Shiitë), Hebrenj,
Budistë, Induistë, Sikhë etj.). Kë-
shilli Ndërfetar i Shqipërisë, në të
cilin marrin pjesë komunitetet feta­
re tradicionale të vendit, u themelua
në vitin 2006.
Në fund të muajit gusht, në Ki­
oto të Japonisë, u mblodh Asamble-
ja e Tetë Botërore e “Feve për Pa­
qen”, me temë “Përballimin e dhu-
nës dhe promovimin e sigurisë me
pjesëmarrjen e të gjithëve”. Në kë-
të Asamble morën pjesë mbi 800
liderë religjiozë të feve të mëdha, nga
më shumë se njëqind vende të ndry-
shme. Ata vendosën të rrisin bashkë-
punimin e tyre për çështje të pari-
meve morale të përbashkëta, siç është
ndalimi i luftërave, ndihma për të
varfrit, mbrojtja e mjedisit natyror.

Në zgjedhjet që u bënë në fund
të punimeve, u zgjodh President
Nderi i këtij organizmi botëror edhe
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë, Anastasi, i cili, si Profe-
sor i Historisë së Feve të Universi­
tetit të Athinës, merr pjesë në mble-
dhjet e Konferencës që nga vitet ’ 80.
15.09.2006
Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë