EmailFacebookKontakt

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për seancën plenare të parë të legjislaturës së re

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh më 12 shtator 2025, për të zhvilluar seancën plenare të parë të legjislaturës së re. Në sallën e Parlamentit u ulën 140 deputetë. Ndër të pranishmit në sallë ishin edhe përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare në Shqipëri, ku Kisha jonë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, duke i dhënë kështu karakter solemn ngjarjes së nisjes së punimeve parlamentare.