Kushtetuta e Shqipërisë
(1998)
Neni 1:
1. Shqipëria është republikë parlamentare.
Neni 10:
1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe
zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit
e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shpreh-
jes së tyre në jetën publike.
3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë
në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tje-
trit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit
dhe të të gjithëve.
5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe ba-
shkësive fetare rregullohen mbi bazën e ma-
rrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqë-
suesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave.
Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë.
Ato kanë pavarësi në administrimin e pasu-
rive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe
kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen inte
resat e të tretëve.
Neni 20:
1. Personat që u përkasin pakicave kombë-
tare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të
drejtat dhe liritë e tyre.
2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u
ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre
etnike, kulturore, fetare e gjuhësore^.
Neni 24:
1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e
garantuar.
2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndry-
shojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato
individualisht ose kolektivisht në publik ose
në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit,
praktikave ose kryerjes së riteve.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të
ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fe-
tare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë pu
blike bindjet ose besimin e tij.