Belgjikë
Kurse katekizmi në shkolla
Me fillimin e vitit të ri shkollor, në shkollat frankofone të Belgjikës kanë filluar kurse katekizmi orthodhoks (në zonat flamande ato ekzistojnë që nga viti 1986).
Njohja zyrtare e kultit orthodhoks nga shteti belg, më 1986, ka krijuar disa mundësi, ndërmjet të cilave edhe organizimi i katekizmit në shkollat publike. Për këtë është krijuar edhe një komision për mësimin fetar, që drejtohet nga Metromoliti Pandelejmon, episkop i dioqezës së Patrikanës Ekumenike.
Numri i të krishterëve orthodhoksë në Belgjikë është rreth 60 mijë, me origjina nacionale të ndryshme, të ndarë në 40 enori, me tre episkopë dhe 39 klerikë.