EmailFacebookKontakt

Kurdoherë duhet të jemi në kërkim… – Intervista me Hirësi Ilian

Kurdoherë duhet të jemi në kërkim…

Duke qenë se jemi nëpërfundim të vitit akademik mund të na tre- goni diçka rreth mbarëvajtjes së shkollës?

Vazhdimisht çuditem për zhvilli-min dhe ecurinë e studentëve në përgjithësi. Më kanë habitur me interesin e tyre, me përgjegjësinë e tyre, për të arritur sa më shumë qëllimet e shkollës dhe synimet e tyre personale për të ardhmen. Ata marrin pjesë jo vetëm në veprim- tarinë për edukimin e tyre, në më- simdhënie, por kanë qenë të prani- shëm në marrjen e vendimeve tona si drejtori për zhvillimin e shkollës. Jam përpjekur që të konsultohem sidomos me ata të vitit të katërt, të marr edhe opionin e tyre përpara se të vendoset diçka. Këtë e kemi filluar që në vitin e parë me peda- gogët, ku edhe ata marrin pjesë në vendimet. Kjo nuk do të thotë që do të bëhet çdo gjë që thonë, por kështu ata aktivizohen dhe e kup- tojnë që këtu është Akademia e tyre.

Edhe unë jam shumë i hapur. Mua më duket që kjo ndihmon në radhë të parë në pjekurinë e studentëve dhe në përgjegjësinë e tyre, sepse kur njeriu kur nuk merr pjesë në diskutimin e problemeve atëherë bëhet indiferent dhe thotë: “Tjetri e ka përgjegjësinë, tjetri vendos dhe unë jam pjesëtar pasiv”.

Disa momente kryesore nga veprimtaritë në Akademi.

Mund të përmendim programet që zhvillojnë studentët: për shembull festën e Akademisë, për Tre Hie- rarkët, një festë që bëhet për Krishtlindje, për Pashkë, për Kre- shmët e Mëdha. Apo në shkurt, kur kishim një vizitë nga seminaristët e Seminarit romano-katolik në Shkodër, të cilën ua kthyem në 16 maj, që ishte një punë e përbash- kët. Ata ishin të përgatitur mirë dhe me bindje në vete për të përcjellë mesazhin e besimit dhe qëndrimin e Kishës Orthodhokse etj.

Këtë vit u mor një nismë, duke prezantuar Akademinë në disa Mitropoli. Cili ishte qëllimi?

Qëllimi ishte i dyfishtë: së pari për të përhapur njohuri për Akademinë në shumë besimtarë të cilët kanë dëgjuar ose kanë ardhur në Shën Vlash përpara se të mbylleshin kishat dhe kanë një kujtim, por nuk e dinë konkretisht zhvillimet. E dyta, është edhe përgatitja për vitet e ardhshme. Duke iu drejtuar edhe atyre që janë tani maturantë, që mbarojnë shkollën e mesme dhe mendojnë për më tej. Ky është kryesisht qëllimi i përpjekjes. Programi zhvillohet thjesht. Në thelb është një dëshmi që bën një stude- ntë i vitit të katërt ose të tretë, të cilët kanë treguar përshtypjet e tyre, se si vendosën të vijnë në këtë shkollë, cila ka qenë përvoja e tyre

në një nivel shumë personal, për thellësinë e besimit të tyre dhe kjo ka qenë shumë e vlefshme dhe për ata që dëgjojnë. Gjithashtu është një rast për studentët që të flasin në publik, duke iu përgjigjur edhe ndonjë pyetjeje. I veçantë është edhe një program me power-point që tregon fotografitë e Akademisë shumë mirë dhe shumë bukur.

Mua më duket që është edhe një plus tjetër, shkojmë në fundjavë dhe kryejmë një meshë episkopale në një enori. Studentët psalin, marrin pjesë në meshë dhe në kor. Djemtë janë prezentë me zostikonë dhe vajzat me uniformën e tyre, që i dallojnë si studentë të Akademisë dhe kanë rast të flasin me enoritë.

Çfarë perspektive ka Akademia për të ardhmen?

Mua më duket se çdo njeri që do mendojë për Akademinë duhet të ketë parasysh që ajo është një insti- tucion edukativ dhe problemet që përballon arsimi në Shqipëri i për- ballon edhe ajo. Kështu, vështirë- sitë ekonomike që kanë studentët e tjerë kur përfundojnë shkollën e mesme i kanë edhe studentët tanë… Por duhet theksuar që ne kërkojmë të përgatisim kuadrin e punëtorëve brenda Kishës, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, dhe nevojat e Kishës po rriten. Kështu do rritet pjesëmarrja e të diplo- muarve brenda Kishës dhe mundë- sia për t’u punësuar.

Cili është roll i atyre që kanë mbaruar studimet në jetën e Kishës?

Duhet të kemi njerëz që me të vër- tetë kanë parasysh interesin e Ki- shës për menaxhimin efikas për mbarëvajtjen e saj në përgjithësi dhe të enorisë. Gjithashtu edhe në çështjet e katekizmit, në organi- zimin ose punë me rininë mund të punojnë duke kërkuar mënyra, me- toda të reja dhe më efektive. Kur- doherë duhetë të jemi në kërkim në zhvillimin e misionit të Kishës dhe mua më duket që ata që janë në “front” janë studentët që mba- rojnë, sepse ata janë afër problemeve. Kuptojnë shumë gjëra edhe në kampingjet, ku të rinjtë më- sojnë nga studentët dhe anasjelltas. Kampingu është një nga programet më të forta që ka organizuar Kisha jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Amerikë. Aty shikohet ndryshimi në mentalitetin e tyre për Kishën dhe besimin.

Ju vini nga Shtetet e Bashkuara, mund të ndalemi pak në çë- shtjen e organizimit të Kishës Orthodhokse Shqiptare atje…

Kisha në Amerikë është e ndarë në dy dioqeza ose juridiskione. Një pjesë të cilën unë kam nderin ta kryesoj ka dy enori, një në Boston dhe një në Çikago. Kemi si krye- shpirtërore Patriarkanën Ekume- nike dhe Patriarkana në Amerikë

(Vijon nëfaqen 10)

(Vijon ngafaqja 9)

ka disa juridiksione që janë nën mbikëqyrjen e saj. Më e madhja është e grerkëve, pastaj janë ukrai- nasit, janë karpathasit (vijnë nga Rusia, Çekosllovakia) dhe shqip- tarët.

Një pjesë tjetër e kishave shqiptarë’ që janë të bashkuar në një Dioqezë janë lidhur me Kishën Orthodhokse në Amerikë dhe funksionojnë më vete, status që iu është dhënë nga Patriarkana e Rusisë, e Moskës. Kryetari i tyre Episkop Nikoni bëri një vizitë këto ditë në Shqipëri, sepse prindërit e tij ishin nga këtu.

Ka ndonjë numër të orthodho- ksëve në Amerikë?

Ka nja variant, njëherë e një kohë kishte afërsisht 4-5 milionë ortho- dhoksë. Për shqiptarët nuk ka ndo- një numër. Para disa viteve ishte një përafërsisht 100 mijë, por unë besoj se janë më shumë, mund të jenë dyfish sot, me shqiptarët që kanë ardhur me kalimin e kohës. Sidomos kohët e fundit emigracioni është rritur shumë dhe përpiqen me anën e gazetave, me anën e organi- zimit që bëjnë me rastin e ditës së Flamurit etj., për të qenë të bashkuar.

Si organizohen ata?

Organizimi i enorive ka pasur një ndryshim. Më parë kishin një kor,

një shoqëri të grave që merrej me bamirësi, kishte një organizim që merrej me “shkollën diellore” ose katekizmin, kishte një përpjekje për të mbledhur për organizimin ose për aktivitete për të rinjtë. Me kalimin e kohës dhe rënien e eleme- ntëve shqiptarë emigracioni, të

vjetrit them dhe me të rinjtë që e kanë marrë përsipër është holluar ndjenja shqiptare. Prandaj nuk ekziston ajo lidhje që ishte më parë. Bëhen në vazhdimësi përpjekje për organizimin dhe vazhdimin e punës së katekizmit për të rinjtë, por ka edhe probleme të tjera. Të kemi pa- rasysh që fjala është për emigra- cionin e vjetër ose ata që kanë lindur në Amerikë. Kishat mund të jenë në një qytet të madh, në një lagje të përcaktuar ku kanë banuar shqiptarët më parë. Me kalimin e kohës shumë familje janë larguar dhe tani që një shqiptari i duhet një mjaft kohë që të shkojë në kishën shqiptare.

E dyta, ka të bëjë me ardhjen e shqiptarëve të rinj në emigracion që e kanë të brishtë marrëdhënien e tyre me Kishën ose me besimin. Ata kanë priori tet për të gjetur një punë për të ushqyer familjen e tyre, për të siguruar strehimin dhe mirë- qënien e familjes dhe shumë herë nuk kanë mundësi që të merren me organizimin e Kishës ose të sho- qërisë shqiptare. Me kalimin e kohës unë besoj se do të kemi një ndryshim. Shumë shqiptarë në

emigracion kanë edhe problemin e gjuhës, faktin se edhe kur shkojnë në një kishë shqiptare dhe nuk dëgjojnë shqip në predikim, nuk marrin atë që kërkojnë ose atë që duhet të marrin. Vetëm kanë mu- ndësi që të bashkohen me shqiptarë të tjerë dhe e ka të vështirë për të thelluar jetën e tyre shpirtërore.

Cilat janë marrëdhëniet e Kishës me shtetin në SHBA?

Asnjë lloj marrëdhënieje…

Po nga pikëpamja e juridik- sionit?

Jo vetëm Kisha Orthodhokse por çdo kishë që ekziston aty, ka të drejtë që të organizojë sipas ligjit të shtetit në të cilin gjendet dhe ai i jep të drejtë të ketë një truall, të zhvillojë aktivitetet shoqërore, arsi- more, bamirësi vetë nga famullita- rët e asaj famullie, d.m.th. nuk marrin ndonjë ndihmë ose buxhet nga shteti. Vetëm shteti i jep një njohje që nuk janë të detyruar të paguajnë taksë për aktivitetet e tyre. Nuk paguajnë tatime. Priftërintë pagu- hen nga famullia, nuk ka asnjë të ardhur nga shteti.

Por të rikthehemi, si e parashikoj unë të ardhmen. Mua më duket se edhe për sa i përket emigracionit të sotëm, fëmijët e tyre do të asimilohen në jetën dhe ambjentin amerikan më shpejt se sa brezat e mëparshëm. Faktorët që ekzistonin në atë kohë për të lidhur komuni- tetin, që të ishin më të bashkuar, mungojnë sot dhe ka vetëm një zhvillim nga pikëpamja shoqërore, por dëshira për t’u aktivizuar nuk është shumë e theksuar.

Dhe sëfundi. A do vazhdojmë t’ju kemi përsëri në shërbim këtu në Shqipëri?

Atë e di Perëndia. Unë u thirra për dy vjet që t’i shëbej Kishës, por kaloi edhe viti i tretë. Gjithçka është në duart e Tij.

Intervistoi Isidor Koti

Kurdoherë duhet të jemi në kërkim…
Intervista me Hirësi Ilian
Duke qenë se jemi nëpërfundim
të vitit akademik mund të na tre-
goni diçka rreth mbarëvajtjes së
shkollës?
Vazhdimisht çuditem për zhvilli-min
dhe ecurinë e studentëve në
përgjithësi. Më kanë habitur me
interesin e tyre, me përgjegjësinë
e tyre, për të arritur sa më shumë
qëllimet e shkollës dhe synimet e
tyre personale për të ardhmen. Ata
marrin pjesë jo vetëm në veprim-
tarinë për edukimin e tyre, në më-
simdhënie, por kanë qenë të prani-
shëm në marrjen e vendimeve tona
si drejtori për zhvillimin e shkollës.
Jam përpjekur që të konsultohem
sidomos me ata të vitit të katërt, të
marr edhe opionin e tyre përpara
se të vendoset diçka. Këtë e kemi
filluar që në vitin e parë me peda-
gogët, ku edhe ata marrin pjesë në
vendimet. Kjo nuk do të thotë që
do të bëhet çdo gjë që thonë, por
kështu ata aktivizohen dhe e kup-
tojnë që këtu është Akademia e
tyre.
Edhe unë jam shumë i hapur. Mua
më duket që kjo ndihmon në radhë
të parë në pjekurinë e studentëve
dhe në përgjegjësinë e tyre, sepse
kur njeriu kur nuk merr pjesë në
diskutimin e problemeve atëherë
bëhet indiferent dhe thotë: “Tjetri
e ka përgjegjësinë, tjetri vendos dhe
unë jam pjesëtar pasiv”.
Disa momente kryesore nga
veprimtaritë në Akademi.
Mund të përmendim programet që
zhvillojnë studentët: për shembull
festën e Akademisë, për Tre Hie-
rarkët, një festë që bëhet për
Krishtlindje, për Pashkë, për Kre-
shmët e Mëdha. Apo në shkurt, kur
kishim një vizitë nga seminaristët
e Seminarit romano-katolik në
Shkodër, të cilën ua kthyem në 16
maj, që ishte një punë e përbash-
kët. Ata ishin të përgatitur mirë dhe
me bindje në vete për të përcjellë
mesazhin e besimit dhe qëndrimin
e Kishës Orthodhokse etj.
Këtë vit u mor një nismë, duke
prezantuar Akademinë në disa
Mitropoli. Cili ishte qëllimi?
Qëllimi ishte i dyfishtë: së pari për
të përhapur njohuri për Akademinë
në shumë besimtarë të cilët kanë
dëgjuar ose kanë ardhur në Shën
Vlash përpara se të mbylleshin
kishat dhe kanë një kujtim, por nuk
e dinë konkretisht zhvillimet. E
dyta, është edhe përgatitja për vitet
e ardhshme. Duke iu drejtuar edhe
atyre që janë tani maturantë, që
mbarojnë shkollën e mesme dhe
mendojnë për më tej. Ky është
kryesisht qëllimi i përpjekjes. Pro­
grami zhvillohet thjesht. Në thelb
është një dëshmi që bën një stude-
ntë i vitit të katërt ose të tretë, të
cilët kanë treguar përshtypjet e
tyre, se si vendosën të vijnë në këtë
shkollë, cila ka qenë përvoja e tyre
në një nivel shumë personal, për
thellësinë e besimit të tyre dhe kjo
ka qenë shumë e vlefshme dhe për
ata që dëgjojnë. Gjithashtu është
një rast për studentët që të flasin
në publik, duke iu përgjigjur edhe
ndonjë pyetjeje. I veçantë është
edhe një program me power-point
që tregon fotografitë e Akademisë
shumë mirë dhe shumë bukur.
Mua më duket që është edhe një
plus tjetër, shkojmë në fundjavë
dhe kryejmë një meshë episkopale
në një enori. Studentët psalin, ma­
rrin pjesë në meshë dhe në kor.
Djemtë janë prezentë me zostikonë
dhe vajzat me uniformën e tyre, që
i dallojnë si studentë të Akademisë
dhe kanë rast të flasin me enoritë.
Çfarë perspektive ka Akademia
për të ardhmen?
Mua më duket se çdo njeri që do
mendojë për Akademinë duhet të
ketë parasysh që ajo është një insti-
tucion edukativ dhe problemet që
përballon arsimi në Shqipëri i për-
ballon edhe ajo. Kështu, vështirë-
sitë ekonomike që kanë studentët
e tjerë kur përfundojnë shkollën e
mesme i kanë edhe studentët
tanë… Por duhet theksuar që ne
kërkojmë të përgatisim kuadrin e
punëtorëve brenda Kishës, si për
djemtë ashtu edhe për vajzat, dhe
nevojat e Kishës po rriten. Kështu
do rritet pjesëmarrja e të diplo-
muarve brenda Kishës dhe mundë-
sia për t’u punësuar.
Cili është roll i atyre që kanë
mbaruar studimet në jetën e
Kishës?
Duhet të kemi njerëz që me të vër-
tetë kanë parasysh interesin e Ki-
shës për menaxhimin efikas për
mbarëvajtjen e saj në përgjithësi
dhe të enorisë. Gjithashtu edhe në
çështjet e katekizmit, në organi-
zimin ose punë me rininë mund të
punojnë duke kërkuar mënyra, me-
toda të reja dhe më efektive. Kur-
doherë duhetë të jemi në kërkim
në zhvillimin e misionit të Kishës
dhe mua më duket që ata që janë
në “front” janë studentët që mba-
rojnë, sepse ata janë afër proble­
meve. Kuptojnë shumë gjëra edhe
në kampingjet, ku të rinjtë më-
sojnë nga studentët dhe anasjelltas.
Kampingu është një nga programet
më të forta që ka organizuar Kisha
jo vetëm në Shqipëri, por edhe në
Amerikë. Aty shikohet ndryshimi
në mentalitetin e tyre për Kishën
dhe besimin.
Ju vini nga Shtetet e Bashkuara,
mund të ndalemi pak në çë-
shtjen e organizimit të Kishës
Orthodhokse Shqiptare atje…
Kisha në Amerikë është e ndarë
në dy dioqeza ose juridiskione. Një
pjesë të cilën unë kam nderin ta
kryesoj ka dy enori, një në Boston
dhe një në Çikago. Kemi si krye-
shpirtërore Patriarkanën Ekume-
nike dhe Patriarkana në Amerikë
(Vijon nëfaqen 10)

(Vijon ngafaqja 9)
ka disa juridiksione që janë nën
mbikëqyrjen e saj. Më e madhja
është e grerkëve, pastaj janë ukrai-
nasit, janë karpathasit (vijnë nga
Rusia, Çekosllovakia) dhe shqip-
tarët.
Një pjesë tjetër e kishave shqiptarë’
që janë të bashkuar në një Dioqezë
janë lidhur me Kishën Orthodhokse
në Amerikë dhe funksionojnë më
vete, status që iu është dhënë nga
Patriarkana e Rusisë, e Moskës.
Kryetari i tyre Episkop Nikoni bëri
një vizitë këto ditë në Shqipëri,
sepse prindërit e tij ishin nga këtu.
Ka ndonjë numër të orthodho-
ksëve në Amerikë?
Ka nja variant, njëherë e një kohë
kishte afërsisht 4-5 milionë ortho-
dhoksë. Për shqiptarët nuk ka ndo-
një numër. Para disa viteve ishte
një përafërsisht 100 mijë, por unë
besoj se janë më shumë, mund të
jenë dyfish sot, me shqiptarët që
kanë ardhur me kalimin e kohës.
Sidomos kohët e fundit emigracioni
është rritur shumë dhe përpiqen me
anën e gazetave, me anën e organi-
zimit që bëjnë me rastin e ditës së
Flamurit etj., për të qenë të bashkuar.
Si organizohen ata?
Organizimi i enorive ka pasur një
ndryshim. Më parë kishin një kor,
Kurdoherë duhet tëjemi në kërkim…
një shoqëri të grave që merrej me
bamirësi, kishte një organizim që
merrej me “shkollën diellore” ose
katekizmin, kishte një përpjekje për
të mbledhur për organizimin ose
për aktivitete për të rinjtë. Me ka­
limin e kohës dhe rënien e eleme-
ntëve shqiptarë emigracioni, të
vjetrit them dhe me të rinjtë që e
kanë marrë përsipër është holluar
ndjenja shqiptare. Prandaj nuk
ekziston ajo lidhje që ishte më parë.
Bëhen në vazhdimësi përpjekje për
organizimin dhe vazhdimin e punës
së katekizmit për të rinjtë, por ka
edhe probleme të tjera. Të kemi pa-
rasysh që fjala është për emigra-
cionin e vjetër ose ata që kanë
lindur në Amerikë. Kishat mund të
jenë në një qytet të madh, në një
lagje të përcaktuar ku kanë banuar
shqiptarët më parë. Me kalimin e
kohës shumë familje janë larguar
dhe tani që një shqiptari i duhet një
mjaft kohë që të shkojë në kishën
shqiptare.
E dyta, ka të bëjë me ardhjen e
shqiptarëve të rinj në emigracion
që e kanë të brishtë marrëdhënien
e tyre me Kishën ose me besimin.
Ata kanë priori tet për të gjetur një
punë për të ushqyer familjen e tyre,
për të siguruar strehimin dhe mirë-
qënien e familjes dhe shumë herë
nuk kanë mundësi që të merren me
organizimin e Kishës ose të sho-
qërisë shqiptare. Me kalimin e
kohës unë besoj se do të kemi një
ndryshim. Shumë shqiptarë në
emigracion kanë edhe problemin e
gjuhës, faktin se edhe kur shkojnë
në një kishë shqiptare dhe nuk
dëgjojnë shqip në predikim, nuk
marrin atë që kërkojnë ose atë që
duhet të marrin. Vetëm kanë mu-
ndësi që të bashkohen me shqiptarë
të tjerë dhe e ka të vështirë për të
thelluar jetën e tyre shpirtërore.
Cilat janë marrëdhëniet e Kishës
me shtetin në SHBA?
Asnjë lloj marrëdhënieje…
Po nga pikëpamja e juridik-
sionit?
Jo vetëm Kisha Orthodhokse por
çdo kishë që ekziston aty, ka të
drejtë që të organizojë sipas ligjit
të shtetit në të cilin gjendet dhe ai i
jep të drejtë të ketë një truall, të
zhvillojë aktivitetet shoqërore, arsi-
more, bamirësi vetë nga famullita-
rët e asaj famullie, d.m.th. nuk ma­
rrin ndonjë ndihmë ose buxhet nga
shteti. Vetëm shteti i jep një njohje
që nuk janë të detyruar të paguajnë
taksë për aktivitetet e tyre. Nuk
paguajnë tatime. Priftërintë pagu-
hen nga famullia, nuk ka asnjë të
ardhur nga shteti.
Por të rikthehemi, si e parashikoj
unë të ardhmen. Mua më duket se
edhe për sa i përket emigracionit
të sotëm, fëmijët e tyre do të
asimilohen në jetën dhe ambjentin
amerikan më shpejt se sa brezat e
mëparshëm. Faktorët që ekzistonin
në atë kohë për të lidhur komuni-
tetin, që të ishin më të bashkuar,
mungojnë sot dhe ka vetëm një
zhvillim nga pikëpamja shoqërore,
por dëshira për t’u aktivizuar nuk
është shumë e theksuar.
Dhe sëfundi. A do vazhdojmë t’ju
kemi përsëri në shërbim këtu në
Shqipëri?
Atë e di Perëndia. Unë u thirra për
dy vjet që t’i shëbej Kishës, por
kaloi edhe viti i tretë. Gjithçka është
në duart e Tij.
Intervistoi Isidor Koti