EmailFacebookKontakt

Kur zotëron tendencioziteti dhe përdoret gjuha e gabuar, ajo e konfliktit

Kur zotëron tendencioziteti dhe përdoret
gjuha e gabuar, ajo e konfliktit

Në disa deklarata tendencioze me tone ekstremiste, të cilat nuk merreshin fare me thelbin e dekla- ratës së Fortlumturisë së Tij, që fliste për paqtim dhe qetësi, u për- sërit dhe një akuzë e çuditshme: Kryepiskopi Anastas nuk është de- klaruar më parë për probleme të mprehta që kanë lindur në vend.

Së pari, kjo është tërësisht e pavërtetë dhe mjafton të kujtojmë vetëm disa nga deklaratat e Fort- lumturisë së Tij, që nga fillimi i vi- teve ’90, si për ndalimin e operaci- onit “fshesa”, për ngjarjen e Pe- shkëpisë, vitin e trishtë ‘97, në mbë- shtetje të refugjatëve nga Kosova. Disa nga këto deklarata po i botoj- më këtu si kujtesë për politikanë, analistë a gazetarë që preferojnë ta kenë memorien e shkurtër…

Se dyti, i kujtojmë këtyre medi- ave, se janë ato që rregullisht kanë shmangur me tendenciozitet boti- min e këtyre deklaratave shumë

pozitive, duke parapëlqyer vetëm botimin e sulmeve ndaj Kishës e Kryepiskopit, madje edhe të saje- save flagrante e fyese deri në blas- femi.

Kujtoj këtu si rast emblematik, gjatë krizës dhe luftës në Maqe- doninë fqinje, Kryepiskopi Anastas u pranua nga palët për të drejtuar tryezën e paqes mes komuniteteve fetare të atjeshme. Dhe asnjë nga mediat shqiptare, që nuk linin pa dhënë edhe lajmin më të parëndë- sishëm, nuk foli asnjë fjalë për këtë takim!…

Janë këto media, që ndërsa deni- gronin thirrjet për qetësi e paqe të Kryepiskopit , lejonin që në faqet e tyre të botoheshin thirrje plot urrej- tje ndaj himariotëve, ndaj orthodho- ksëve, ndaj Kishës dhe Kryepisko- pit, thirrje që shkonin deri në kër- cënime fizike dhe që himnizonin krimin e shëmtuar që ndodhi.

Th. Dh.