“Kujtim nga inaugurimi i Kishës së Shën Prokopit”, ka të shkruar nga pas kjo kartolinë, që mban datën 20 maj 1945.
Për atë që s’e ka parë të kryejë funksionet si kishë, është e vështirë ta lidhë figurën e saj me atë të restorant “Liqenit”. Por ky i fundit, kapërtheu themele dhe minë ato pjesë të kishës që nuk u rrënuan.
Si rrjedhim, pavarësisht nga ndryshimet e investimet e bëra, askush s’ka të drejtë të ngrejë pretendime kundër kthimit të vendit të shenjtë. Sepse siç thamë, objekti, ndonëse vetëm në një pjesë të tij, ende ekziston dhe ka për pronar Kishën Orthodhokse Autoqefale, gjithë besimtarët e saj; sepse, përballë vlerës së investimeve (të vetëshlyera), vihet vlera shumë herë më e madhe e shkatërrimeve.
Prandaj të shqetëson moskthimi deri tani i vendit të shenjtë nga ana e Bashkisë dhe Qeverisë, në një kohë që komuniteteve të tjera u është kthyer gati gjithçka nga ato që kanë mbetur. Madje, edhe ato që konsideroheshin “monumente kulture”. Nuk duam ta besojmë që ky është një diferencim i qëllimshëm, por mendojmë se burokracia e përgjumur duhet ta dëgjojë më në fund zërin e besimtarëve të shumtë orthodhoksë të kryeqytetit, të cilët nuk i nxë dot më Kisha e vetme e Ungjillëzimit.
Thoma Dhima