Kulmim dashurie
dhe spiritualiteti të krishterë
P)o mbyllet edhe një vit, që si gjithmonë kulmon me festat fetare. Eshtë një kulmim dashurie dhe spiritualiteti të krishterë, mbështetur te mesazhi i vlefshëm përjetësisht i Krishtlindjeve, i ardhjes midis nesh të Zotit Krisht-foshnjë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të jetë kulmim i konsu- mizmit dhe egoizmit të promovuar nga një shoqëri gjith- monë e më shumë e shekullarizuar.
Por, i gjithë viti që shkoi është një kulmim i ri për ortho- dhoksët e Shqipërisë dhe Kishën e tyre, i cili shihet në pjesëmarrjen masive në Shërbesat e Shenjta dhe në jetën e pasur shpirtërore të besimtarëve, por edhe më e dukshme është në ecjen përpara të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në sukseset dhe jubiletë e saj festivë.
Janari 2007 filloi me krëmtimin sa shpirtëror aq edhe tradicional të Theofanisë (Ujit të Bekuar), por kjo e panda- rë nga ndihma për njerëzit në nevojë. Por edhe me nderi- min për ata që kontribuojnë në këtë ringjallje të besimit. E mbi të gjitha veçohet vepra e jashtëzakonshme e Kryepi- skopit Anastas, e cila nuk ka marrë vetëm njohje të jashtë- zakonshme ndërkombëtare, por para së gjithash mirënjo- hjen e besimtarëve, njerëzve të thjeshtë të vendit tonë, por edhe të institucioneve. E tillë ishte festa e vërtetë që shoqëroi në qytetin e Korçës, dorëzimin Fortlumturisë së Tij të titullit “Qytetar Nderi”.
Por ky mesazh nuk mbetet vetëm brenda komunitetit tonë, siç e dëshmojnë edhe veprimtaritë ndërfetare brenda vendit (p.sh. simpoziumi “Harmonia dhe dialogu ndërfetar”) ashtu edhe ndërkombëtare (takimi i liderëve të “Fetë për Paqen” në Birmingham, takimi Ekumenik i Wintembergut e deri tek Asambleja Ndërkristiane e Sibiut, në të cilat Kryepiskopi ynë ishte ndër protagonistët kryesorë, me fjalën dhe autoritetin e tij).
Gjithashtu, viti u dallua se krahas kremtimeve madhë- shtore tradicionale, si Java e Pashkëve, pati edhe përkujti- min e hapave themelorë për Kishën tonë, siç qe në prill 70-vjetori i dhënies së Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike, në gusht jubileu i 15-vjetorit të Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, që shënon njëkohësisht edhe ringri- tjen kanonike të Kishës pas natës së ateizmit komunist dhe është guri i themelit i ringritjes së saj, i Kongresit të Be- ratit, që ishte hapi i parë drejt Autoqefalisë e deri te 1-vje- tori i plotësimit të Sinodit të Shenjtë dhe aprovimi i Statutit të ri në nëntor.
(vijon në faqen 3)
Kulmim dashurie
dhe spiritualiteti të krishterë
(vijon nga faqja 1)
Viti që po mbyllet solli edhe hapjen dhe funksionimin e shumë objekteve të reja fetare, ku mund të veçojmë përurimin e kishës së re të Fierit, shërbesat e para në katedralen e re të Beratit dhe sidomos shkollën e re të mesme kishtare, me mjedise e program bashkëkohor “Kryqi i nderuar”, në Sukth të Durrësit.
Arritje të reja shënoi edhe veprimtaria e rinisë dhe grave orthodhokse, e institucioneve arsimore dhe atyre të ndihmës sociale apo sektorit të restaurimit të vlerave të papërsëritshme të krijuara nga orthodhoksia në shekuj në gjithë territorin e vendit tonë.
Të gjitha këto arritje që vetëm i prekëm, të mbushin jo vetëm me gëzim, por të japin edhe sigurinë se viti që vjen do të jetë edhe më i suksesshëm, ashtu siç do të jenë të gjitha vitet në vazhdim, pasi themelet e Kishës sonë janë rihedhur të palëkundshme dhe muret e saj lartohen të sigurt, ashtu si i sigurt dhe i palëkundur është besimi ynë te Perëndia, Zoti ynë Jisu Krisht, që presim të Lindë mes nesh, në zemrat tona dhe të gjithë botës në këtë fund dhjetori.
T D.