EmailFacebookKontakt

Kujtohet një misionar orthodhoks

MISIONAR
ORTHODHOKS
Revista misionare
“Phos ethnon” (Drita e ko-
mbeve) kohët e fundit i ka
kushtuar një numër special
at Hariton Pnevmatikaqis,
misionar i dalluar në Kongo
(ish Zaire), i cili vdiq në fillim
të vitit në Kananga, në mo-
shën 90-vjeçare.
I diplomuar në fakul-
tetin e Teologjisë të Athinës
dhe i dalluar për veprën e
tijbaritore, at Haritoni ve-
ndosi më 1973 të nisej për në
Zaire, për të vazhduar ve-
prën e një miku të tij. Kur
arriti në Kananga ai gjeti
vetëm një grup me rreth 30
besimtarë, por, në 25 vjet
punë të përkushtuar, mes
vështirësish të shumta, ai
pagëzoi rreth 30 mijë ko-
ngolezë dhe nxiti përgatitjen
e 12 klerikëve vendas. Në
zonën ku puno,i ai ndërtoi një
kishë, një shkollë (që sot ka
1000 nxënës dhe 40 mësues)
etj., si dhe një shoqatë ba-
mirësie.
Gjithashtu, ai ngriti në
Greqi një shoqatë misionare,
e cila kishte për qëllim të
mbështeste veprimtarinë e
nisur. Përgjegjësit e kësaj
shoqate së fundi kanë vendo­
sur të financojnë ndërtimin
e një kishe të re të madhe në
Kananga, projekt të cilin at
Haritoni nuk arriti ta shihte
të realizuar.