EmailFacebookKontakt

Kujtimi i martirizimit të Patriarkut Shën Grigori V

Kujtimi i martirizimit
të Patriarkut

Shën Grigori V

Më 10 prill nderohet kujtimi i shenjtë i Patriarkut Ekumenik Grigori i V, që u var me litar në derën qe- ndrore të Patriarkanës, në Fanar, më 10 prill 1821, ditën e Pashkës. Patriarku Vartholome ndez çdo vit një qiri përpara portës së mbyllur, vendos lule dhe lutet duke nderuar në këtë mënyrë kujtimin e paraardhësit të tij martir.

Pasi kreu Liturgjinë Hyjnore ditën e diel, dt. 10 prill, Patriarku Ekumenik Vartholomeu, midis të tjerave, tha këto fjalë në lidhje me Shën Grigorin: “Sot është ditë zie dhe kujtimesh të hidhura, sepse si sot, para 190 vje- tësh, më 10 prill 1821, u var jashtë oborrit të Patriar- kanës, Patriarku i atëhershëm Grigori V. Që nga ajo kohë, çdo vit kujtojmë këtë ditë. Para se të vija këtu në Kishë, kalova aty sipas detyrimit që kam dhe vura disa lule në Portën e Mbyllur nga ajo kohë, në vendin e martirizimit të Patriarkut Ekumenik dhe ndeza një qiri, duke kërkuar uratën dhe lutjen e tij për këtë Manastir të Madh të Orthodhoksisë, që quhet Patriarkana Ekumenike dhe për të gjithë ne që kemi bekimin e Perëndisë të shërbejmë këtu. Gjithashtu, kërkova lutjet e tij për të gjithë orthodhoksët në mbarë botën, sepse uratat e një Patriarku të tillë martir, me siguri që dëgjo- hen nga Perëndia. Kërkova uratën e tij për paqen e të gjithë botës, për mirëqëndrimin e Kishave të Shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të gjithave, njerëzve, popujve dhe kombeve të rruzullit. Këtë unitet kemi nevojë sot, veçanërisht për këtë ju kërkoj të luteni edheju”.

Por historia e martirizimeve të patriarkëve nuk mbaron vetëm në këtë rast. Ka edhe të tjerë patriar- kë, që u martirizuan nga Porta e Lartë. Disa i varën, disa të tjerë i mbytën në det, të tjerë i detyruan të dorëhiqen, apo i dërguan në internime dhe të tjerë dhanë frymën e fundit nëpër burgje.

Po përmendim përmbledhtazi disa raste të Pa- triarkëve që u varën apo u ekzekutuan dhe që nuk ja- në shumë të njohur për publikun e gjerë, pa folur për numrin e madh të hierarkëve, priftërinjve dhe murgjve që u varën apo u dënuan me vdekje.

Rafaili I (1475-1476): Pasi nuk arriti të paguajë taksën e detyruar (peshqeshin), u shfronëzua, u burgos, ku edhe dha shpirt pas një viti.

Rafaili II (1603-1607): Me urdhër të Sulltanit Ahmet I u shfronëzua, u internua dhe pastaj u vra, pasi i bënë tortura të frikshme.

Kirilli I Lukaris (1620 – 1638 ): U ngjit dhe u shfronzsua pesë herë nga froni i Patriarkut Ekumenik. Më 20 qershor 1638 u arrestua dhe u mbajt në kullën e Bosforit. Më 27 qershor u mor nga jeniçerët, të cilët e hodhën në det të hapur, ku dhe u mbyt.

Kirilli II (1633-1639): U arrestua nga autoritetet osmane për shkak të aktivitetit të tij dhe u burgos e u internua në Kartagjenë. Pashai i Tunizit u përpoq ta bindë të ndryshojë besimin e tij dhe pasi nuk ia arriti, e vari në mes të qytetit, më 24 qershor 1640. Gjatë

kohës së ekzekutimit të tij me varje, litari u këput dy herë radhazi në mënyrë të çuditshme dhe pas kësaj e mbytën.

Partheni II (1644-1646,1648-1651): Me urdhër të sulltanit Ibrahim, u shfronëzua dhe iu dorëzua jeni- çerëve, që e mbytën në det. Trupi i tij u gjend në breg- detin e ishullit Plati të Pringiponisit, nga të krishterë që e çuan dhe e varrosën në Halki.

Partheni III (1656-1657): Me urdhër të sulltanit, pas torturave mizore u var në Portën me Kangjella (lagjja Parma Kapi) të Konstandinopojës, më 1 prill (E shtuna e Llazarit) e pas tri ditësh e flakën trupin e tij në det.

Gavrieli II (23/4-5/5-1657): Qëndroi në fronin e Patriarkanës vetëm dymbëdhjetë ditë. U shfronëzua nga sulltani dhe u çua në mitropolinë e Prusës. Aty e akuzuan me shpifje hebrenjtë e zonës, sepse kishte pagëzuar një hebre, dhe si pasojë e kësaj e burgosën dhe në vazhdim e varën, më 3 dhjetor 1659.

Meleti II (1768-1769): Pas dorëheqjes së tij u arrestua me të tjerë dhe u burgos, ku edhe duroi tortura të frikshme. Edhe pse doli i pafajshëm në gjyq, e inter- nuan deri në fund të jetës së tij dhe vdiq në varfëri të madhe.

Kirilli VI (1813-1818): Meqë nuk i pëlqeu sulltanit Mahmuti II, u shfronëzua dhe u internua në Malin e Shenjtë. Tetë ditë pas varjes së shën Grigorit V, më 18 prill 1821, sulltani dha urdhër të varej edhe ai në derën e mitropolisë së Adrianopojës, ku ishte internuar. Pas tri ditësh, trupin e tij e hodhën në lumin Ebro dhe lipsani i tij i shenjtë u gjet pranë një fshati në Dhidhimotehio, ku edhe u varros në fshehtësi.

Avgjeni II (1821-1822): Pasuesi i Patriarkut Grigor V, me urdhër të sulltanit iu dorëzua turmës së fana- tikëve që protestonte dhe u tërhoq zvarrë nga mjekra dhe flokët nëpër rrugë. Vdiq pak ditë më vonë nga dhuna që pësoi.